Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Nën udhëheqjen e re , MASH-i fillon të zgjidhë në mënyrë sistematike sfidat e të rinjve

Nën udhëheqjen e re , MASH-i fillon të zgjidhë në mënyrë sistematike sfidat e të rinjve

 

Nën udhëheqjen e re , MASH-i  fillon të zgjidhë në mënyrë sistematike sfidat e të rinjve

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e  njoftuar  me situatën në të cilën gjenden nxënësit nga Maqedonia dhe mësimdhënësit e tyre mentorë, të cilët u kualifikuan për pjesëmarrje në olimpiadat ndërkombëtare shkencore, ndërsa fatkeqësisht nuk fituan asnjë mbështetje financiare nga shteti. Nën udhëheqjen e re , institucioni tashmë është duke përgatititur  zgjidhje sistematike me të cilën këtë sfidë nuk do ta përjetojë  asnjë nxënës tjetër në të ardhmen, ndërsa jemi duke u përpjekur  të gjejmë  gjithashtu zgjidhje ndërhyrëse në mënyrë që të ndihmojmë këta talentë të rinj  të realizojnë pjesëmarrjen e këtij viti në gara.

 

Duam  të informojmë se është duke u përgatitur  Ligj i ri për Arsimin e Mesëm, në të cilin do të parashihen  dispozitat për kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit për  kotizim  për pjesëmarrje në olimpiada shkencore ndërkombëtare. Shumë shpejt, propozim-ligji do të dorëzohet në Qeveri, më pas në Kuvend, ku presim edhe  mbështetjen e të gjithë deputetëve, përfshirë edhe deputetët e partisë politike që sot i thirri në Ministri.

 

Zgjidhja e dytë, nga ana tjetër, është ndërhyrje për situatën specifike. Në mungesë të rregullimit ligjor për veprim të drejtpërdrejtë, MASH-i pak ditë më parë iu drejtua komunitetit të biznesit dhe odave në Maqedoni me qëllim që sipas mundësi, të ofrojnë sponsorizim për nxënësit e shkollave të mesme që të përfaqësojnë vendin denjësisht në olimpiadat ndërkombëtare shkencore. Presim informatë kthyese.

 

MASH e  vlerëson shqetësimin e subjekteve politike në vend ndaj të rinjve dhe shpreh besimin se çdo ide që do të dorëzohet tek ne me vëmendjen do të shqyrtohet mundësia e zbatimit. Uniteti për të mbështetur të rinjtë tani, inkurajon  dëshirën e tyre për kontribut dhe zhvillim ndaj vendit në të ardhmen.

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar