Regjistrimi i parë i nxënësve u realizua nëpërmjet aplikimit elektronik nga data 20 deri më 25 qershor dhe dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm deri te shkollat ishte në periudhën e njëjtë, ndërsa regjistrimi i dytë më 1 dhe 2 korrik deri në orën 15:00 viti 2024. Listat përfundimtare u shpallën më 26 qershor, gjegjësisht më 3 korrik të vitit 2024.
Pas regjistrimit të parë testimi kualifikues u organizua më 28 qershor të vitit 2024 në shkollat në vijim:
· SHMQSH „D-r Pançe Karagjozov“ – Qyteti i Shkupit, drejtimi i shëndetësisë për profilet arsimore teknik i farmacisë, infermiere dhe teknik i dhëmbëve me mësim në gjuhën shqipe.
· SHMKKN „Dimitar Vllahov“ – Strumicë, drejtimi i shëndetësisë për profilin arsimor infermiere, me mësim në gjuhën maqedone.
Pas regjistrimit të dytë testimi kualifikues do të organizohet më 5 korrik të vitit 2024 në:
· SHMQSH „Cvetan Dimov“ – Qyteti i Shkupi, drejtimi i shëndetësisë për profilet arsimore, infermiere dhe teknik i dhëmbëve me mësim në gjuhën shqipe.
Listat përfundimtare me rezultatet për nxënësit të cilët do t’i nënshtrohen testimit kualifikues pas regjistrimit të dytë, do te shpallen më 5 korrik të vitit 2024.
Në bazë të listave përfundimtare të finalizuara për regjistrimin e parë dhe të dytë janë marrë të dhënat në vijim:
Në regjistrimin e parë janë regjistruar gjithsej15786 nxënës nga të cilët:
- 11 268 nxënës me mësim në gjuhë maqedone mësimore;
- 4 231 nxënës me mësim në gjuhë shqipe mësimore;
- 277 nxënës me mësim në gjuhë turke mësimore dhe
- 10 nxënës me mësim në gjuhën serbe mësimore
Në regjistrimin e dytë janë regjistruar gjithsej 738 nxënës nga të cilët:
- 1 517 nxënës me mësim në gjuhë maqedone mësimore;
- 1 126 nxënës me mësim në gjuhë shqipe mësimore;
- 95 nxënës me mësim në gjuhë turke mësimore dhe
- 0 nxënës me mësim në gjuhën serbe mësimore.
Në dy aplikimet janë regjistruar gjithsej 16080 nxënës nga të cilët:
- 11645 nxënës me mësim në gjuhë maqedone mësimore;
- 4105 nxënës me mësim në gjuhë shqipe mësimore;
- 320 nxënës me mësim në gjuhë turke mësimore dhe
- 10 nxënës me mësim në gjuhën serbe mësimore.
Sipas llojit të arsimit, në dy aplikimet janë regjistruar gjithsej:
- 4652 nxënës në arsimin e mesëm nga të cilët:
Ø 3163 nxënës me mësim në gjuhë maqedone mësimore;
Ø 1331 nxënës me mësim në gjuhë shqipe mësimore;
Ø 148 nxënës me mësim në gjuhë turke mësimore dhe
Ø 10 nxënës me mësim në gjuhën serbe mësimore.
- 11 428 nxënës në arsimin profesional nga të cilët:
Ø 8482 nxënës me mësim në gjuhë maqedone mësimore;
Ø 2 774 nxënës me mësim në gjuhë shqipe mësimore;
Ø 172 nxënës me mësim në gjuhë turke mësimore.