Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska: Qeveria e mëparshme nuk ka shtypur asnjë tekst shkollor për klasën e shtatë, me BZHA po punojmë për të tejkaluar sfidën

Janevska: Qeveria e mëparshme nuk ka shtypur asnjë tekst shkollor për klasën e shtatë, me BZHA po punojmë për të tejkaluar sfidën

 

Janevska: Qeveria e mëparshme nuk ka shtypur asnjë tekst shkollor për klasën e shtatë, me BZHA po punojmë për të tejkaluar sfidën

 

 

Edhe po të kishim shkop magjik, deri në muajin  shtator ne si Qeveri nuk  do të mund  arrijmë të sigurojmë tekste shkollore për klasën e shtatë. Asnjë tejkst shkollor për klasën e  shtatë nuk është dorëzuar  për shtypje. Një pjesë e tyre ende nuk  janë miratuar, një pjesë  nuk kanë kaluar recensimin  dhe disa as nuk janë shkruar fare. Edhe pse udhëheqësia e mëparshme  njoftoi se tekstet shkollore për klasën e shtatë janë duke u shtypur dhe dorëzuar, situata faktike është krejtësisht ndryshe.

Këtë informacion e ka ndarë sot me mediet  ministrja  e  Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska, duke theksuar se për tejkalimin e sfidës kërkohet zgjidhje së bashku me Byronë e Zhvillimit të Arsimit.

 

“ Tani më disa ditë jemi duke biseduar me Byronë dhe me siguri nxënësit e klasës së shtatë edhe vitin e ardhshëm shkollor do të mësojnë nga tekstet shkollore ekzistuese, tekste të cilët deri më tani ishin në përdorim. Kemi arsyetim  nga Byroja se janë të përputhshme me programet mësimore, në përjashtim të dy ose  tre temave  për të cilat mund të përgatiten  materiale mësimore”, theksoi Janevska.

 

Ajo gjithashtu theksoi se bisedimet dhe diskutimet me BZHA-në janë duke u zhvilluar, edhe pse  zgjidhja ligjore nuk lejon ndryshe, koncepti do të shtyhet për një  periudhë të caktuar për nxënësit e klasave të shtata, teta dhe klasve  të nënta që të kenë tekste shkollore.

 

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar