Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska: Do të angazhohem që fëmijët me nevoja ndryshe të mos identifikohen me diagnozën e tyre, por me potencialet të cilat i kanë zhvilluar me arsimin

Janevska: Do të angazhohem që fëmijët me nevoja ndryshe të mos identifikohen me diagnozën e tyre, por me potencialet të cilat i kanë zhvilluar me arsimin

 

Janevska: Do të angazhohem që fëmijët me nevoja ndryshe të mos identifikohen me diagnozën e tyre, por me potencialet të cilat i kanë zhvilluar me arsimin

 

 

Avancimi i arsimit gjithëpërfshirës është përcaktim programor i Qeverisë së re, ndërsa personalisht do të angazhohem që fëmijët me nevoja ndryshe arsimore të mos identifikohen me diagnozën e tyre, por me potencialet të cilat i kanë zhvilluar me ndihmën e arsimit, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në fjalimin e saj në ngjarjen “Biseda për barazi” të cilën e organizoi  Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi.

 

Arsimi gjithëpërfshirës është  sfidë serioze, shumëllojësh, e cila kërkon punë të përkushtuar ekip, ndërsa para së gjithashë perceptim të plotë në çfarë gjendje është për momentin, theksoi ministrja Janevska, duke theksuar se MASH pasataj do të sjellë zgjidhje konkrete, për të cilat publiku do të jetë transparent dhe i njoftuar në kohë.

 

 “Në këtë proces, partneri ynë i parë do të jenë prindërit, të cilët gjatë periudhës së kaluar, në çdo rast, theksuan qartë se nga vendi nuk presin keqardhje, por mbështetje konkrete për të siguruar përparimin e fëmijëve të tyre. Nuk duhet të vazhdojnë politikat

të cilat nga arsimi në vend mundësive, kanë bërë pengesë për përparimin e këtyre fëmijëve. Prandaj do t`i përfshijmë edhe praktikantët-mësimdhënësit, shërbimet profesionale, asistentët arsimorë,  kemi institute të specializuara, të gjithë së bashku mund të ndërtojmë  arsim cilësor gjithëpërfshirës”, tha ministrja.

 

Gjatë fjalimit të saj për asistentët arsimorë, Janevska paralajmëroi rritje të numrit të tyre, si dhe përmirësime në arsimin e mesëm për nxënësit me aftësi ndryshe. Për nxënësit me nevoja komplekse, arsimi i mesëm do t`u mundësojë të zhvillojnë shkathtlsitë e jetës dhe të aftësohen për punë konform aftësive dhe afiniteteve të tyre.

 

Me qëllim që të rrisim gjithpërfshirjn tek një kategorie tjetër vulnerabël – fëmijëve romë, për ta do të vazhdojmë dhe do ta rrisim mbështetjen, kështu që të sigurojmë  numër më të madh të ndërmjetësuesve arsimorë si dhe bursa studentore”, u shpreh ministrja Janevska.

 

Duke iu referuar nevojës për  kulturë më gjithëpërfshirëse në shoqëri në tërësi,  Janevska theksoi se ky është proces për të cilën nevojitet kohë

 

 

 

 

 

 

 

“Prandaj Ju ftoj edhe juve si Komision, si dhe të gjithë ata të cilët duan të shohin ndryshime pozitive, të bëhen pjesë e tyre, të investojnë në ndryshimet të cilat duan t`i shohin”, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, duke shtuar se Ministria dhe ajo personalisht me këmbëngulje do të punojmë për dinjitetin dhe mirëqenien e fëmijëve dhe personave me nevoja ndryshe.

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar