Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Takimi i ministrave Janevska dhe Andonovski me Këshillin Britanik, vazhdojnë përpjekjet e përbashkëta për zhvillim të aftësive digjitale tek nxënësit

Takimi i ministrave Janevska dhe Andonovski me Këshillin Britanik, vazhdojnë përpjekjet e përbashkëta për zhvillim të aftësive digjitale tek nxënësit

 

Takimi i ministrave Janevska dhe Andonovski me Këshillin Britanik, vazhdojnë përpjekjet e përbashkëta për zhvillim të aftësive digjitale tek nxënësit

 

 

Këshilli Britanik do të vazhdojë t`i mbështesë përpjekjet e Qeverisë për avancimin e cilësisë të sistemit kombëtar të arsimit, veçanërisht në fushën e ofrimit të arsimit cilësor të nxënësve për përvetësimin e aftësive dixhitale dhe zhvillimin e shkrim-leximit dixhital.

 

Kjo u konfirmua në takimin e sotëm të ministres së Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska dhe ministrit të Transformimit Digjital Stefan Andonovski me drejtoren e Këshillit Britanik për Ballkanin Perëndimor, Kler Siars dhe Olga Borodankova nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, ku u prezantuan rezultatet e programit të deritanishëm të realizuat “Shkollat ​​në shkullin 21 me mbështetje financiare nga Qeveria Britanike.

 

Të dyja palët dakordohen  se të rinjtë duhet të përgatiten për menaxhim të mirë të teknologjive të reja dixhitale, për të menduar në mënyrë kreative dhe kritike ndërsa pikërisht programi “Shkollat e shekullit 21”  është programi i cili  jep  kontribut të rëndësishëm në arritjen e këtij qëllimi. 

 

Janevska dhe Andonovski njoftuan se politikat e Qeverisë së re janë harmonizuar me Planin e Veprimit Digjital të BE-së ndërsa  prioritetet kyçe në periudhën e ardhshme do të jenë përmirësimi i aftësive digjitale te të rinjtë. Në këtë drejtim, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të angazhohet  në avancimin e programeve   mësimore  me përmbajtje që inkurajojnë  shkrim-leximin digjital dhe aftësitë e të rinjve për të aplikuar teknologjinë bashkëkohore për të krijuar zgjidhje për sfidat personale apo shoqërore.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar