Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Mbështetja financiare e papaguar për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të paguhet që nga nesër

Mbështetja financiare e papaguar për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të paguhet që nga nesër

 

Mbështetja financiare e papaguar për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të paguhet që nga nesër

 

Kompensimet në të holla në bazë të masës antikrizë për mbështetjen e familjeve të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, e cila u premtua, ndërsa nuk u realizua nga udhheqësia paraprake e qeverisë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ju njofton se do të filloj me pagesën prej ditës së hënë.

Në ditën e parë të mandatit, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, i obligoi sektorët kompetent që të bëjnë pasqyrë tabelare të detajuar të detyrimeve financiare të parealizuara për çdo nxënës, familja e të cilit i plotëson kushtet dhe ka parashtruar kërkesë për realizimin e kësaj të drejte. Në bazë të raportit të dorëzuar, është realizuar plan me dinamikë të pagesës e cila fillon që nesër.

Në vend të zgjidhjeve afatshkurtra jocilësore, nxënësit dhe familjet e tyre meritojnë mbështetje të vërtetë dhe të vazhdueshme sistematike për të lehtësuar procesin edukativo-arsimor dhe për t`i tejkaluar sfidat me të cilat janë përballur çdo ditë vitet e fundit.

Me ardhjen e Qeverisë së re, të rinjtë do të jenë në fokus të politikave, ndërsa cilësia e arsimit dhe mundësitë për të realizuar potencialin personal në kufijt e vendit në mënyrë të planifikuar dhe të vazhdueshme do të rriten.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar