Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska: Arsimi është në gjendje të keqe, fillojmë me ndryshime menjëherë dhe në të gjitha segmentet e tij

Janevska: Arsimi është në gjendje të keqe, fillojmë me ndryshime menjëherë dhe në të gjitha segmentet e tij

 

Janevska: Arsimi është në gjendje të keqe, fillojmë me ndryshime menjëherë dhe në të gjitha segmentet e tij

 

 

Ekziston konsensus politik se nga reformat e shumta të bera, asnjëra prej tyre nuk dha efektin e pritur dhe për këtë arsye arsimi është në gjendje shumë të keqe. Madje edhe rezultatet e fundit të PISA-s tregojnë se çfarëdo që të bëjmë, nuk lëvizim nga fundi i tabelës i vendeve pjesëmarrëse. Tani duhet bërë diçka më serioze në koordinim me të gjithë aktorët dhe atë paralelisht në të gjitha segmentet e arsimit.

 

Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, gjatë paraqitjes së saj mbrëmë në emisionin “Otvoreno” në Tv 24, ku debatoi për gjendjen e arsimit së bashku me prof. Dr. Ratko Duev nga Fakulteti Filozofik në Shkup, Viktorija Postolovska ish avokatja e studentëve dhe Blendi Hodai, kryetar i Forumit për Ndryshime Arsimore.

 

“Në radhë të parë, do t`i kushtojmë rëndësi arsimit fillor dhe të mesëm. Nga programi rezultojnë një sërë ndryshimesh të rëndësishme. Për shembull, planifikojmë qëndrim më të gjatë të nxënësve në shkollë dhe atë të gjithë nga klasa e parë deri në të katërtën të jenë në mësim tërëditor, ndërsa nxënësit nga klasa e pestë deri në të nëntën të jenë në qëndrim të zgjatur, gjegjësisht pas 8 orëve në të cilat nuk do të gjëndrojnë vetëm mbi libër, por do të kenë shumë aktivitete mësimore dhe jashtëmësimore”, tha Janevska.

 

Ajo theksoi se plani është rishikimi dhe jo të shfuqizimi i konceptit arsimit fillor, sepse, siç tha ajo, duhet të ruhet vazhdimësia e diçkaje që tashmë ka filluar.

 

“Ajo që është e mirë nga konceptimi ekzistues, do të vazhdojë. Ndërsa ajo që nuk jep efektin e pritur, duhet ta rregullojmë”, shtoi Janevska, duke potencuar se në të ardhmen vëmendje e veçantë do t`i kushtohet zbulimit dhe punës me nxënës të talentuar të cilët duhet patjetër t`i ruajmë në vend.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar