Konform Programit për bashkëpunim në fushën e arsimit dhe shkencës Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeveria e Republikës së Bullgarisë të nënshkruar më 22.03.2022, Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shkup njofton për mundësitë për marjen e bursave për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut në universitetet shtetërore në Republikën e Bullgarisë, si vijon:
- 4 (katër) bursa për studime të rregullta deridiplomike ose të magjistraturës në universitetet shtetërore, me përjashtim të studimeve në mjekësi, art dhe sport;
- 5 (pesë) bursa për studime kohë të pjesshme, një studim semestral deridiplomik ose të magjistraturës, me përjashtim të studimeve në mjekësi, art dhe sport;
- bursa gjithsej deri në 27 muaj për trajnime/specializime të magjistraturës me kohëzgjatje individuale nga 2 deri në 9 muaj;
- 3 (tre) bursa për studime të doktoraturës.
Pala bullgare e përfituesve të bursave do t`ju sigurojë:
- Bursa mujore në shumën e përcaktuar sipas regullativës ligjore të vendit nikoqir;
- E drejta për shfrytëzimin e mensave për studentë dhe konvikteve studentore në të njëjtat kushte si për studentët vendas, si dhe për sigurimin shëndetësor për kohëzgjatjen e studimeve;
- Tarifat shkollore për studentët dhe doktorantët.
Kushtet për kandidatët
1. Të jetë nënshtetas i Maqedonisë;
2. Të ketë dhënë provimin e maturës shtetërore;
3. Të ketë notën mesatare prej së paku 4.50 (për kandidatët për studime deridiplomike) dhe notën mesatare të paktën 8.50 për kandidatët e tjerë;
4. Të kenë nostrifikim të diplomës nëse studentët kanë përfunduar studimet jashtë vendit me sukses ekuvalent të arritur siç thuhet në pikën 3;
5. Kandidatët për studime të magjistraturës, të mos jenë më të moshuar se 30 vjet në ditën e paraqitjes së aplikimit;
6. Kandidatët për studime të doktoratës, të mos jenë më të moshuar se 35 vjeç në ditën e paraqitjes së aplikimit;
7. Kandidatët për studime të doktoraturës dhe kandidatët për trajnime/specializime të magjistraturës duhet të kenë krijuar kontakte me institucionin nikoqir në lidhje me mundësinë për studime;
8. Të mos jenë shfrytëzues të burse tjetër.
Kandidatët nga Republika e Maqedonisë së Veriut do t’i gjejnë informatat e nevojshëm për institucionet bullgare të arsimit të lartë në ueb-faqen e mëposhtme: https://rvu.nacid.bg
Sistemi i reitingut të institucioneve bullgare të arsimit të lartë mund të gjendet në ueb-faqen e mëposhtme: https://rsvu.mon.bg
Më pas kandidatët duhet të zgjedhin fakultetin dhe fushat shkencore që dëshirojnë t`i studiojnë dhe në mënyrë të sakt t`i plotësojnë dhe t`i dorëzojnë dokumentet në vazhdim:
Dokumentacioni i detyrueshëm:
- formular për aplikim (formular);
- eksemplar për arsimin e mesëm të përfunduar;
- vërtetim për dhënien e provimit të maturës;
- eksemplarë të diplomës universitare;
- certifikat të provimeve të dhena deri në datën e aplikimit, evidencë e ecurisë në studimet e tyre; vërtetim për miratimin nga institucioni amë për qëndrimin një semestral në institucionin nikoqir (për studentët të cilët aplikojnë për studime me kohë të pjesshme);
- kandidatët për studime të doktoraturës dhe trajnime/specializime të magjistraturës të dorëzojnë eksemparë të kontaktit të realizuar me institucionin nikoqir në lidhje me mundësinë e studimit në fushën e dëshiruar;
- certifikatë shëndetësore;
- dy foto (madhësia e pasaportës);
- dëshmi për nënshtetësi;
- deklaratë se kandidati nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër (deklaratë)
- deklaratë nga kandidati se pajtohet që Ministria e Arsimit dhe Shkencës të përdorë dhe përpunojë të dhënat e tij personale në lidhje me pjesëmarrjen në thirrjen për bursa; (deklaratë)
Deklarata e kandidatit se: (deklaratë)
(a) është i informuar për natyrën preliminare të përzgjedhjes nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, se vendi nikoqir ka të drejtë të paraqes kushte shtesë dhe se vendimi përfundimtar në ndarje e bursave është e vendit nikoqir ;
(b) do të sigurojë vet shpenzimet për udhëtim, pasaportë, shpenzimet për bagazh personal dhe sigurim;
c) pas kthimit, deri te Njësia për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të dorëzoje deklarat të shkurtër për programin studimor të realizuar dhe kushtet për qëndrim në vendin nikoqir.
Kandidatët të cilët dorëzojnë dokumentacionin e detyrueshëm në mënyrë jo të plotë dhe të parakohshme nuk do të merren parasysh.
Nëqoftëse kandidatët dorëzojnë pjesë të dokumentacionit të shënuar më poshtë, do të kenë përparësi gjatë përzgjedhjes preliminare për bursë të ndarë nga pala bullgare.
- Kandidati mund të dorëzoj dokument për fitimin e vendit të parë, të dytë ose të tretë në garrë kombëtar ose ndërkombëtar (nga shoqatat e akredituara të mësimdhënësve për organizimin e garave për nxënës të arsimit të mesëm) në fushën për të cilën parashtron aplikimin për bursë; (nëqoftëse ka);
- kandidati mund të dorëzoj referenca (letra për rekomandim) nga fusha përkatëse për të cilën aplikon; (nëqoftëse ka);
- kandidatët për studime të doktoratës; kandidatët për studime me kohë të pjesshme - një semestrale deridiplomike ose studime të magjistraturës dhe kandidatët për trajnim/specializime mund të dorëzojn vërtetim në gjuhën angleze nga institucioni nikoqir për pranimin e studentit në programin studimor.
(Ky vërtetim duhet të përmbajë emrin dhe mbiemrin e studentit, emrin e institucionit/fakultetit të arsimit të lartë dhe programin studimor ku do të studiojë, periudhën e studimit); (nëqoftëse ka);
- certifikatë për nivelin e njohjes së gjuhës së huaj në të cilën realizohet mësimi (TOEFL, IELTS, ose ekuivalentimi i tyre) ose certifikat për nivelin e njohjes së gjuhës së studimit në institucionit nikoqir;
- biografin (CV) dhe letër motivuese;
- pjesëmarrja në punime shkencore të botuara (nëse ka);
Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është data 22.7.2024.
Përzgjedhjën preliminare e kryen komisioni pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës sipas kritereve në vazhdim: lartësia e suksesit mesatar, cilësia e dokumentacionit, shkalla e motivimit, komunikueshmëria, ndërgjegjësimi i programit në vendin nikoqir, realizimi i ardhshëm.
Nëqoftëse ka nevoje komisioni pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ka të drejtë të organizojë intervistë me kandidatët, për orën dhe vendin e mbajtjes së intervistës, kandidatët do të njoftohen pas afatit përfundimtar për parashtrimin e dokumentacionit.
Personi për kontakt për bursat për studime në Bullgari është Angell Apostollov.
Kontakt telefoni: +359 2 424 11 25,
e-mail: a.apostolov@mon.bg
Personi për kontakt pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është Aleksandar Tutnovski
Kontakt telefoni: 076 485 053
e-mail: bilaterala@mon.gov.mk
Aplikimi i plotësuar së bashku me dokumentacionin duhet të parashtrohet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në adresën:
rr. “Shën. Kirili dhe Metodi”, nr.54, 1000 Shkup,
Njësia për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Arsim dhe Shkencë
I njëjti dokumentacion në formë të skanuar (PDF) duhet të dërgohet në adresën elektronike në vazhdim: bilaterala@mon.gov.mk