Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Takimi i ministres Janevska me udhheqësin e SASHK-ut

Takimi i ministres Janevska me udhheqësin e SASHK-ut

 

Takimi i ministres Janevska me udhheqësin e SASHK-ut

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë do të vazhdojnë të angazhohet për avancimin e të drejtave dhe ngritjen e statusit shoqëror dhe material të mësimdhënësve, bashkëpunëtorëve profesional dhe punëtorëve tjerë në shkolla, dhe këtë sot në  takim pune e vërtetuan ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska dhe kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov.

 

Punonjësit në arsim, ndërsa veçanarisht punonjësit arsimor, janë hallkë kyçe në procesin e krijimit të brezave nga të cilët presim shumë. Prandaj, ata duhet të jenë të motivuar, gjersa motivimi më së shumti varet nga kujdesi i vendit ndaj tyre. Rritja e pagave dhe përmirësimi i kushteve për punë në shkolla janë përcaktime programore të Qeverisë së re dhe Ju garantoj se do t`i realizojmë plotësisht”, tha ministrja Janevska.

 

Duke e përgëzuar për zgjedhjen e ministres në përbërje të kryesisë së re qeveritare, kryetari i SASHK-ut, Nedellkov, shprehu mirënjohjen për bashkëpunim të suksesshëm dhe siç tha, ministrja vjen nga fella e mësimdhënësve dhe ajo e di shumë mirë se çfarë u mungon mësimdhënësve dhe  si është gjendja e  institucioneve arsimore, duke pritur ndryshime të mëdha në këtë aspekt në periudhën e ardhshme.

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar