Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Është vendosur gurthemeli i shkollës së re në Kisella Vodë

Është vendosur gurthemeli i shkollës së re në Kisella Vodë

 

Është vendosur gurthemeli i shkollës së re në Kisella Vodë

 

 

Investimet në infrastrukturën arsimore, si kjo, janë gur themeli për ndërtimin e një sistemi arsimor maqedonas më cilësor, i cili do t`i mbajë të rinjtë në vendlindjet e tyre, do të zhvillojë plotësisht potencialin e tyre dhe do të dëshirojnë ta kthejnë dhe ta përdorin atë potencial në vendlindjen e tyre. Kështu ka theksuar ministërja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska në vendosjen e gurthemelit të sotëm për ndërtimin e objektit të ri për nevojat e shkollës fillore “Shën. Kliment Ohridski” në vendbanimin Draçevë në komunën e Kisella Vodës 

Duke i përgëzuar banorët,ajo bëri të ditur se në të ardhmen do të pasojnë investime edhe më të mëdha në arsim. 

Kemi një plan të mire të cilin e nisim menjëher , baza e të cilit është platforma “1198”, sipas së cilës në 100 ditët e para, do të bëjmë  hartën e gjendjes në të gjitha institucionet edukativo -arsimore, do të definojmë  nevojat e tyre për ndërtime dhe rikonstruksione të reja të objekteve ekzistuese dhe pastaj në faza , aksion konkret në terren”, theksoi Janevska.

 

Objekti i ri shkollor do të jetë i destinuar për 550 nxënës, do të kushtojë 99 milionë denarë dhe do të ndërtohet për dy vjet.

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar