Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH-i me mbështetjen e BE-së përpiloi sistem të ri informacioni për menaxhim me arsimin

MASH-i me mbështetjen e BE-së përpiloi sistem të ri informacioni për menaxhim me arsimin

 

MASH-i me mbështetjen e BE-së përpiloi sistem të ri informacioni për menaxhim me arsimin

 

 

Nga sot, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka sistem të ri informacioni për menaxhimin e arsimit, i cili përfshin edhe ditar të ri elektronik i cili do të tejkalojë sfidat me të cilat janë përballur shfrytëzuesit në periudhën e kaluar. Përpilimi u financua me mjete nga fondet IPA të Bashkimit Evropian, ndërsa në promovimin dhe pranim-dorëzimin e zgjidhjes së re softuerike mori pjesë ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr Vesna Janevska e cila shprehu mirënjohje për mbështetjen e BE-së dhe njoftoi përforcimin e marrëdhënieve ndërmjet vendit dhe institucioneve arsimore evropiane me qëllim të përshpejtimit të procesit të modernizimit të sistemit arsimor kombëtar.

 

“Pres që sistemi i ri i informacionit të jetë mjaft efikas, sepse do të përfaqësojë  sistem të vetëm, përkatësisht bazë të dhënash dhe do të bashkojë dy sistemet më të mëdha të deritanishme për punë administrative të shkollave. Gjithashtu më tej, do të vendos mekanizma të mirë kontrollues, rritje të përdorimit, integrim të përmirësuar dhe përdorim të përgjithshëm të teknologjisë së re me mundësi të ndryshme për analiza dhe përpilimin e të dhënave, për të cilat na duhen për sjelljen e vendimeve cilësore të bazuara në fakte”, theksoi ministrja Janevska.

 

Ministrja veçanarisht iu referua ditarit të ri elektronik, si mjet më i përdorur për mbajtjen e evidencës pedagogjike nga ana e  mësimdhënësve, por edhe informator me interes për prindërit dhe kujdestarët e nxënësve.

 

"Ditari elektronik duhet ti tejkalojë  një sërë sfidash me të cilat janë përballur shfrytëzuesit në vitet e fundit. Do të theksoj një shembull banal – presim që mësimdhënësit të mos rrinë më zgjuar natën vonë kur trafiku i internetit dhe platforma nuk janë të ngarkuara, të futen notat, mungesat e kështu me radhë”, tha Janevska.

 

Ajo shtoi se tanimë ka parë se si funksionon ditari i ri elektronik dhe se pavarësisht nga sugjerimet e saj për rindërtim që ka ,për shkak të ndryshimeve që do të pasojnë në arsim, fjala e fundit për zgjidhjen përfundimtare para se të të implementohet në praktikë do ta kenë ata që kanë më së shumti nevojë për ta shfrytëzuar.

 

 

 

 

 

“Këtë zgjidhje të re softuerike do ta zbatojmë pas përfundimit me sukses të të gjitha aktiviteteve përgatitore.

Siç theksova, do të ketë përshtatje shtesë dhe periudhë testimi, më pas do të jetë e nevojshme trajnim cilësor për të gjithë të interesuarit, si dhe migrimi i të dhënave nga sistemi ekzistues”, theksoi Janevska, duke shtuar se në periudhën e ardhshme Ministria e Arsimit dhe Arsimit dhe Shkencës do të fokusohet në shfrytëzimin dhe mundësitë e tjera nga Instrumenti i  ndihmës para-aderimit në interes të dixhitalizimit të arsimit dhe funksionimit më cilësor të sistemit edukativo-arsimor.

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar