Të nderuar nxënës, të nderuar prindër,
Me qëllim optimizimi i procesit të përgjithshëm të regjistrimit në Shkollat e Mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ministria e Arsimit dhe Shkencës edhe këtë vit nëpërmjet shërbimit digjital do t`ju mundësojë aplikimin elektronik që nuk do t`ju marrë më shumë se 15-të minuta.
Regjistrimi i nxënësve do të realzohet përmes linkut në portalin e shërbimeve elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës https://e-uslugi.mon.gov.mk me njoftim të veçantë për nxënësit e shkollave të mesme përmes llogarive të tyre përdoruese në schools.mk.
Regjistrimi i sistemit nuk do të kërkohet dhe njoftimi do të bëhet ekskluzivisht me përdoruesit e schools.mk.
Udhëzimi i hyrjes / paraqitjes në sistem dhe plotësimi i aplikacionit do të vendoset me link në faqen e hyrjes / paraqitjes.
Regjistrimi i parë elektronik i nxënësve do të realizohet prej datës 20 qershor deri më 25 qershor 2024 deri në orën 15:00, ndërsa regjistrimi i dytë është më 1 korrik dhe 2 korrik 2024 deri në orën 15:00.
Fletëaplikimi për regjistrimin e është përmbajtja nga aplikacioni e cila është e nevojshme të plotësohet dhe të printohet dhe të dorëzohet më pas deri tek shkolla me dokumentacionin e duhur në pajtim me afatet e regjistrimit nga Konkursi për regjistrimin e nxënësve ne shkollat e mesme publike në vitin shkollor 2024/2025 në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Fletëaplikimin elektronik nga ana e nxënësve mund të gjenerohet me printimin e fletaplikimit elektronik nëpërmjet sistemit të e-shërbime. Të njejtën mund ta tërheqin nëpërmjet portalit për e-shërbime të MASH, nëpërmjet printimit në tastin ngjyrë hiri printim në segment.APLIKIMET E MIA në portal- pas hapjes së fletaplikimit elektronik të nxënësit.
Për inforamta më të hollësishme, në linkun në vazhdim Konkurs për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike në vitin shkollor 2024/2025 në Republikën e Maqedonisë së Veriut (mon.gov.mk)
Me respekt,
Ministria e Arsimit dhe Shkencës