Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Filloi provimi i maturës shtetërore në vitin shkollor 2023-2024

Filloi provimi i maturës shtetërore në vitin shkollor 2023-2024

 

Filloi provimi i maturës shtetërore në vitin shkollor 2023-2024

 

Me testin e gjuhës amtare, provimin e maturës shtetërore në vitin shkollor 2023-2024 e filluan gjithsej 14.834 nxënës. Me këtë rast, ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, i vizitoi dy shkollat e mesme te Strugës "Niko Nestor" dhe "Dr.Ibrahim Temo", ku duke u uruar suksese maturantëve, theksoi se pret që procesi të realizohet  me sukses, sepse i njëjti është praktikë tashmë 16 vite.

 

Risi  kryesore këtë vit është që nxënësit t`i nënshtrohen provimeve në kushte më të gjera hapësinore, gjegjësisht në hapsira më të mëdha dhe  salla të shkollave të tyre, ose në hapsira më të afërt të cilat posedojnë kushte të përshtatshme, në vend të klasave siç ishte deri më tani. Ideja është të sigurohet transparencë dhe objektivitet më i madh i procesit” theksoi ministri.

 

Ministri gjithashtu u shpreh se  ata të cilët janë    përfshirë si mbikqyrës dhe testues në maturën shtetërore, në këtë mënyrë e kanë më të lehtë kontrollin dhe mbikqyrjen  e sjelljes së nxënësve gjatë provimit dhe siç potencoi ai pret që të eliminohen tentativat për manipulimin dhe keqpërdorim  me metoda apo ndihma të caktuara gjatë plotësimit të testeve.

 

Konform konceptit për maturën dhe provimin përfundimtar, nxënësit edhe këtë vit i nënshtrohen 2 lëndëve të jashtme, 2 lëndëve të brendshme dhe përgatisin  detyrë projektuese. Gjuha amtare është e detyrueshme për të gjithë dhe i nënshtrohen sot, ndërsa provimi i radhës do të jetë më 8 qershor. Rezultatet preliminare do të shpallen  më së voni më 8 korrik gjegjësisht 30 ditë pas nënshtrimit të provimit të fundit, pas së cilës do të vijojë mundësia e parashtrimit të kundërshtimeve.

Provimi i maturës shtetërore zbatohet që nga viti 2008, si detyrim ligjor dhe kusht për t`u regjistruar në ndonjë  institucion të arsimit të lartë. Këtë vit në proces janë përfshirë 2000 mësimdhënës  si testues dhe rreth 250 mbikqyrës nga institucionet shtetërore.

 

[ Saturday, June 1, 2024 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje


8/30/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar