Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Shkollat e mesme të përgatitura për zbatimin e provimit të maturës shtetërore

Shkollat e mesme të përgatitura për zbatimin e provimit të maturës shtetërore

 

Shkollat e mesme të përgatitura për zbatimin e provimit të maturës shtetërore

 

Të gjitha shkollat ​​e mesme në vend  janë  të gatshme për realizimin  e provimit të maturës shtetërore, i cili fillon nesër me testin e gjuhës amtare.

Nxënësit këtë vit do  t`i nënshtrohen provimeve në kushte më të gjera hapësinore, gjegjësisht në hapsira më të mëdha dhe  salla sportive në kuadër të shkollave të tyre ku mbarojnë arsimin e mesëm, ose në shkollën më të afërt ku ka kushte të përshtatshme konform  rregullores së re të Qendrës Shtetërore të Provimeve.

 

Rikujtojmë se konform konceptit për maturën dhe provimin përfundimtar, nxënësit i nënshtrohen 2 lëndëve të jashtme, 2 lëndëve të brendshme dhe përgatisin  detyrë projektuese. Gjuha amtare është e detyrueshme për të gjithë dhe nxënësit i nënshtrohen nesër. Ndërsa provimi i radhës do të jetë më 8 qershor, ndërsa  rezultatet preliminare do të shpallen  më së voni më 8 korrik pas së cilës do të vijojë mundësia e parashtrimit të kundërshtimeve.

 

Provimi i maturës shtetërore zbatohet që nga viti 2008, si detyrim ligjor dhe kusht për t`u regjistruar në ndonjë  institucion të arsimit të lartë.

[ Friday, May 31, 2024 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje


8/30/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar