Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Konkurs për bursa për qëndrim studimor në vendet anëtare të Programit CEEPUS

Konkurs për bursa për qëndrim studimor në vendet anëtare të Programit CEEPUS

 

Konkurs për bursa për qëndrim studimor në vendet anëtare të Programit CEEPUS

 

Programi për shkëmbim të Europës Qendrore në fushën e studimeve universitare   (CEEPUS-Central European  Exchange Program for University Studies)  shpall:

 

KONKURS

për bursa për qëndrim studimor në vendet anëtare të Programit CEEPUS

 

Republika e Maqedonisë së Veriut si nënshkruese e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Austrisë, Republikës së Bullgarisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Republikës së Kroacisë, Republikës Çeke, Republikës së Hungarisë, Malit të Zi, Republikës së Polonisë, Republika e Moldavisë, Rumanisë, Republikës së Serbisë, Republikës Sllovake, Sllovenisë dhe Republikës së Kosovës, për promovimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë në korniza të Programit të Shkëmbimit të Evropës Qendrore në fushën e studimeve Universitare (CEEPUSIII- Central European Exchange Program for University Studies), u mundëson institucioneve të arsimit të lartë të participojnë si partnerë në gjithsej 115 rrjete nga fusha të ndryshme. Në kuadër të këtyre rrjeteve, studentët e ciklit të parë, të dytë dhe të tretë si dhe profesorët  kanë mundësi të aplikojnë për bursa për qëndrim studimor jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në rrjetet CEEPUS janë përfshirë edhe Universitetet nga vendet e lartpërmendura.

 

Programi ka për qëllim të promovojë mobilitetin e sudentëve dhe kuadrit mësimor dhe bashkëpunimin dhe zhvillimin e programeve të përbashkëta që çojnë në diploma të përbashkëta (Joint degree).

 

Për vitin akademik 2024/2025 janë përfshirë edhe institucionet e arsimit të lartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut:

 

1.Universiteti ,,Shën Kirili dhe Metodi’’- Shkup përmes fakulteteve në vijim:

 

             - Fakulteti Filologjik  Bllazhe Koneski

             - Fakulteti i Mjeksisë;

             - Fakulteti i Mjekësisë Veterinare;

             - Fakulteti i Makinerisë ;

             - Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore;

             - Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe Ushqimore;

             - Fakulteti Juridik “Justiniani i Parë" „

             - Fakulteti Ekonomik;

             - Fakulteti i Farmacisë;

             - Fakulteti i Teknologjisë -Metalurgjisë,

             - Fakulteti Elektroteknik dhe Teknologjive Informatike;

             - Fakulteti Filozofik;

             - Fakulteti i Ndërtimtarisë;

            -  Fakulteti i Arteve Figurative;

            -  Fakulteti i Pylltarisë;

            -  Fakulteti i Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike;

            -  Fakulteti i Artit Muzikor;

            -  Fakulteti i Arkitekturës.

          

           2. Universiteti ,,Shën Klimenti i Ohrit – Manastir përmes fakulteteve në vijim:

 

            - Fakulteti i Teknologjive Informatike dhe Komunikimit – Manastir;

            - Fakulteti Juridik – Kërçovë;

            - Fakulteti i Turizmit dhe Hotelierisë – Ohër;

            - Fakulteti Teknik – Manastir;

            - Fakulteti  Teknik- Teknologjik – Veles;

            - Fakulteti Ekonomik – Prilep;

            - Fakulteti i Shkencave Bioteknike – Manastir;

            - Fakulteti i Sigurisë-Shkup;

            - Shkolla e Mesme e Mjekësisë;

            - Fakulteti i Mjekësisë Veterinare.

 

3. Universiteti "Goce Dellçev" - Shtip përmes fakulteteve në vijim:

 

             - Fakulteti i  Bujqësisë;

             - Fakulteti i Informatikës;

             - Fakulteti  Teknik -Teknologjik Probishtip;

             - Fakulteti Filologjik;

             - Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Teknike.

             

            4. Universiteti Shtetëror në Tetovë - Tetovë përmes fakulteteve në vijim:

            - Fakulteti i Shkencave të Mjeksisë;

            - Fakulteti Ekonomik;

            - Fakulteti i Shkencave Matematiko - Natyrore;

            Fakulteti Filozofik;

            - Fakulteti i Kulturës Fizike;

            - Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit.

 

            5. Universiteti i Shkencave Informatike dhe Teknologjive  “Shën Apostol Pavle ” – Ohër

        

             -Fakulteti i sistemeve informatike , vizualizimi, teknikat digjitale, multimediale dhe animacioni

        

          6. Universiteti “Nënë Tereza” – Shkup

              - Fakulteti i Shkencave Teknike;

              - Fakulteti i Ndërtimtarisë  dhe Arkitekturës;

              - Fakulteti i Shkencave Informatike;

              - Fakulteti i Shkencave Teknologjike.

 

           7. Kolegji Amerikan – Shkup

 

               - Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;

              - Fakulteti i Shkencave Politike.

 

           8. Instituti i Folklorit "Marko Cepenkov"

                  

              

Mënyra e vetme e aplikimit është  online në: www.ceepus.info

Afati i fundit për aplikim për semestrin dimëror në vitin akademik 2024/2025 është 15 qershor 2024, ndërsa për semestrin veror në vitin akademik 2024/2025 është 31 tetor 2024.

 

Për informacione më të detajuara, kontaktoni zyrën Kombëtare të CEEPUS në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në kontakt telefonin 02/ 3140185 ose e-mail: olga.dukovska@mon.gov.mk.

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar