Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Realizimi i projekteve për integrim ndëretnik, me grante të fituara nga MASH-i

Realizimi i projekteve për integrim ndëretnik, me grante të fituara nga MASH-i

 

Realizimi i projekteve për integrim ndëretnik, me grante të fituara  nga MASH-i

 

Nxënësit nga ShFK „7 Marsi" f.Çellopek, Bërvenicë u shoqëruan me njëri-tjetrin dhe mësuan me ndihmën e robotëve edukativë

 

 

Nxënësit e SHFK „7 Marsi" f. Çellopek, Bërvenicë, të cilët mësojnë në gjuhën mësimore maqedonase dhe shqipe, së bashku me mësimdhënësit e shkollës u shoqëruan  me njëri-tjetrin   dhe mësuan  me ndihmën e robotëve edukativë Clementoni Science and Play Coding Lab "BUBBLE Robot" dhe Clementoni Science and Play "Mio Robot" prokuruar me grant mbështetje nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për avancimin e integrimit ndëretnik në arsim.

Nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën  me ndihmën e robotëve edukativë dhe me përdorimin e kodeve krijuan dhe vizatuan figura gjeometrike. Për nxënësit nuk ishte aspak pengesë që ata të flisnin  gjuhë tjetër për t`u shoqëruar dhe mësuar së bashku, duke përdorur të dyja gjuhët e mësimit.

Qëllimi kryesor i granteve  të cilat çdo vit i ndanë MASH-i është zbatimi i aktiviteteve përmes të cilave trajtohen marrëdhëniet  harmonike të bazuara në respektimin e diversiteteve  promovimin e vlerave multietnike, multikulturore dhe ndërkulturore, qasjen e individualizuar ndaj nxënësve, klimë emocionale pozitive dhe komunikim konstruktiv me shumë drejtime në një mjedis të këndshëm dhe stimulues shkollor. Në këtë mënyrë, nxënësit që flasin dhe mësojnë gjuhë të ndryshme mësimore, lidhen me njëri-tjetrin përmes aktiviteteve të shumta mësimore dhe  jashtëshkollore. Së bashku  mësojnë, shoqërohen dhe krijojnë miqësi.

 

Për vitin shkollor 2023/2024, MASH ndau grante për 76 shkolla fillore dhe 25 të mesme.

 

 

Lajme dhe Ngjarje


8/30/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar