Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Thirrje për shprehje të interesit publik

Thirrje për shprehje të interesit publik

 

Në bazë të  nenit 17-a paragrafit 1 të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 98/2008, 99/2009, 83/10, 36/11, 135/11, 46/ 12, 24/13, 120/13, 29/14, 146/15, 217/15, 30/16 dhe 21/18) MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS – Shërbimi Pedagogjik, shpall.

 

Thirrje për shprehje të interesit publik

për formimin e ekipit të autorëve për përgatitjen e dorëshkrimeve për  tekste shkollore për klasën e VII në arsimin fillor nëntëvjeçar.

Ekipi i autorëve do të formohet për lëndët mësimore në vijim:

 

   

-     Gjuha maqedonase për klasën e VII në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e të drejtës materiale të autorit në neto vlerë prej 364.464,00 (treqind e gjashtëdhjet e katër mijë e katërqind e gjashtëdhjet e katër) denarë.

 

-         Gjuha shqipe (lënda zgjedhore ) për klasën VII në arsimin fillor nëntëvjeçar dhe gjuha shqipe (gjuha e bashkësisë ) për klasën e V në arsimin fillor nëntëvjeçar, kompensim për bartjen e të drejtës materiale të autorit në neto vlerë prej 364.464,00 (treqind e gjashtëdhjet e katër mijë e katërqind e gjashtëdhjet e katër)  denarë.

 

Ekipet e interesuara të autorëve duhet të dorëzojnë aplikacionin për ekip të autorëve në arkivin e Shërbimit Pedagogjik - Rr. Kiril i Metodij 54 - Shkup, deri më 03.06.2024. (aplikacioni mund të shkarkohet nga ueb faqia e Mash-itë - www.mon.gov.mk)

 

 Fletëparaqitjes  Autorët nga ekipi i autorëve janë të detyruar t’i bashakngjesin

 

-          certifikatë ose diplomë për arsimin e përfunduar përkatës, në origjinal ose të vërtetuar me vulë noteriale (autorët të cilët kanë përfunduar arsimin jashtë vendit janë të obliguar të dorëzojnë diplomë të nostrifikuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut),

-        deklaratë se i plotësojnë kushtet në përputhje me nenin 11 të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm.

-          dëshmi se ka përvojë pune në arsim

Shënim: në përbërjen e ekipit të autorit mund të zgjidhet edhe autor i cili nuk i plotëson kushtet në raport me përvojën e punës së paku dhjetë vjet si mësimdhënës në arsimin fillor, të mesëm ose të lartë në lëndën mësimore përkatëse për të cilën është dedikuar teksti shkollor, përkatësisht përvoja e punës më së paku dhjetë vjet si mësimdhënës në arsimin fillor, të mesëm ose të lartë sipas programit mësimor për lëndën për të cilën është dedikuar teksti shkollor.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se do të lidhë marrëveshje vetëm me ekipet e autorëve, dorëshkrimet e të cilëve për tekstet shkollore janë miratuar me vendim të Komisionit Nacional të Teksteve  Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm.

 

[ Wednesday, May 22, 2024 ] [ 1 ]

 

Konkursi

Kumtesë
5/27/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar