Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Përfaqësues të MASH-it në Forumin Botëror të Arsimit në Londër

Përfaqësues të MASH-it në Forumin Botëror të Arsimit në Londër

 

Përfaqësues të MASH-it  në Forumin Botëror të Arsimit në Londër

 

Aplikimi i inteligjencës artificiale dhe ndikimi i saj në transformimin arsimor është tema kryesore e Forumit Botëror Arsimor të këtij viti (19-22 maj), i cili tradicionalisht organizohet në Londër, ndërsa në të cilin marrin pjesë përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së  Maqedonisë së Veriut.

 

Delegacioni që përfaqëson vendin tonë i udhëhequr nga Shpëtim Latifi, këshilltar i posaçëm në Kabinetin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, do të marrë pjesë aktive në të gjitha seancat dhe diskutimet e parapara në agjendën e këtij tubimi më të madh të hartuesve politikave arsimore.

 

Shkëmbimi i përvojave me një numër të madh të vendeve të zhvilluara dhe vendeve në zhvillim është me rëndësi jashtëzakonisht  të veçantë për Maqedoninë e Veriut, duke pasur parasysh se pikërisht gjatë kësaj periudhe janë duke u realizuar reformat më të mëdha në sistemin tonë arsimor, veçanërisht në fushën e arsimit fillor.

 

Në këtë drejtim, tashmë janë zhvilluar një sërë takimesh formale dhe joformale me përfaqësues të Ministrive të Arsimit të vendit nikoqir dhe të disa vendeve të tjera europiane, me përfaqësues të Singaporit dhe Japonisë, si dhe me përfaqësues të rangut të lartë të Këshillit Britanik duke përfshirë drejtoren  për Ballkanin Perëndimor, Kler Siars.

 

Krahas ndikimit të inteligjencës artificiale në zhvillimin e arsimit global, në forum do të diskutohet edhe për promovimin e edukimit për ndryshimet klimatike ndërsa ndër temat më të rëndësishme do të jetë afirmimi i arsimit profesional dhe trajnimit si dhe përgatitja e të rinjve me aftësitë e nevojshme për t`iu përgjigjur sfidave të së ardhmes.

 

Lajme dhe Ngjarje


11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar