Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Bursa për program të përbashkët ndërmjet Fondit të Ballkanit Perëndimor

Bursa për program të përbashkët ndërmjet Fondit të Ballkanit Perëndimor

 

Nga ana e Fondit të Ballkanit Perëndimor, jemi informuar se programi i parë i përbashkët ndërmjet Fondit të Ballkanit Perëndimor "WBF" dhe Fondit të Vishegradit, "The Western Balkans - Vishegrad Fellowship", ka filluar me sukses më 15 prill 2024.

Duke na konsideruar si partner të rëndësishëm në ndarjen e inicijativave  dhe sukseseve tona të përbashkëta, dërgojnë ftesën për ndarjen e mëtejshme të kësaj mundësie për të rritur një  bashkëpunim kaq të rëndësishëm ndërmjet Fondit për Ballkanin Perëndimor dhe Fondi Ndërkombëtar i Vishegradit.

Ky program i dedikohet dhe i referohet Komunitetit Akademik nga të dy rajonet për forcimin e mëtejshëm të mobilitetit, shkëmbimit dhe bashkëpunimit. Bursa sigurisht që do të shërbejë për të rritur më tej interesin, mobilitetin dhe shkëmbimin midis akademikëve/studiuesve nga rajonet tona përkatëse. 

Për më shumë informacion rreth kësaj mundësie, vizitoni ueb faqen zyrtare:

www.westernbalkansfund.org

Portali i aplikimit është i hapur nga data 15 prill deri më 15 qershor 2024.

Për pyetje   hollësishme, mund të kontaktohet me email:

info@westernbalkansfund.org.  

Bursa për Ballkanin Perëndimor-Vishegrad Bursat e Ballkanit Perëndimor-Vishegrad ( pilot programi ) ofrojnë financime për studiues dhe shkencëtarë në dy drejtime kryesore - qytetarët e vendeve V4 mund të aplikojnë në institucionet relevante nikoqire  në Ballkanin Perëndimor (BB6) dhe qytetarët nga rajoni WB6 mund të aplikojnë në institucionet relevante nikoqire  në vendet V4.  

Bursat e Ballkanit Perëndimor-Vishegrad i lejojnë qytetarët e BB6 të aplikojnë për bursa afatshkurtra në institucionet kërkimore V4 (në Republikën Çeke, Poloni, Hungari ose Sllovaki). Në mënyrë reciproke, kandidatët e V4 mund të aplikojnë për bursa në institucionet e WB6 (në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Kosovë* ose Serbi).

Programi financohet bashkërisht nga Fondi Ndërkombëtar i Vishegradit dhe Fondi për Ballkanin Perëndimor. 

Bursat ofrohen për  një periudhë të kufizuar gjegjësisht prej më 2 deri në 10 javë gjatë së cilës bashkëpunëtori përkatës  duhet të kryejë (ose të marrë pjesë në) kërkime, të mbajë leksione ose seminare në nivelin e arsimit të lartë, ose të studiojë ose rishikojë grupe të caktuara të materialeve të shkruara ose materialeve të tjera në disponueshme  në arkivat ose bibliotekat publike.

KUSHTET

- Qytetarët e vendeve V4 - Republika Çeke, Hungaria, Polonia, Sllovakia, mund të aplikojnë për mbështetje që do jenë nikoqir nga institucionet në rajonin e BB6 - Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova ose Serbia.

- Qytetarët e  rajonit WB6 - Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mal të Zi,  Maqedonia e Veriut, Kosova ose Serbia mund të jenë nikoqir  nga institucionet në rajonin V4 (CZ, HU, PL, SK).

- Lloji i institucionit të mundshëm nikoqir  nuk është i përshkruar, por do të jetë i rëndësishëm për natyrën e bursës. Në përgjithësi, programi synon të sigurojë akses në institucionet e arsimit të lartë privat ose publik (kolegjet, universitetet, shkencore akademitë), organet kërkimore, bibliotekat/arkivat, laboratorët etj.

- Bashkëpunëtorët duhet të jenë doktorantë  ose të posedojnë  diplomë të doktoratursë  (pavarësisht përkatësisë së tyre aktuale).

- Bursat ofrohen për një minimum prej 2 javësh dhe maksimumi 10 javë.

- Mbështetja është në formë paushalle në shumën 500 €/javë, e paguar në dy këste: kësti i parë (80%) transferohet  pas mbërritjes së konfirmuar të bashkëpunëtorit në institucionin nikoqir  ndërsa kësti i dytë (20%) transferohet pas marrjes së raportit përmbledhës.

- Përveç kësaj, çdo aplikant mund të kërkojë grant udhëtimi në formë paushall  të llogaritur në bazë të kostove të parashikuara të udhëtimit, por jo më shumë se 500 euro. (Shënoni  se grantet e udhëtimit nuk mund të kërkohen automatikisht si pjesë e bursave.)

SI TË APLIKONI

Aplikimet elektronike pranohen përmes sistemit Vishegradi Im në ueb faqe: https://my.visegradfund.org/Account/Login  nga 15 prill deri më 15 qershor dhe do përfshijnë dokumentet e bashkangjitura në vazhdim:

Dokument identifikimi i vlefshëm personal i skanuar (pasaportë);

Skanimi i diplomës së doktoraturës duke përfshirë përkthimin e saj në gjuhën angleze nëse dokumenti origjinal nuk është dygjuhësh (shënoni  se ky përkthim nuk duhet të jetë formalisht i notarizuar ose i vërtetuar në noter ) ose dëshmi për regjistrimin   program studimor të  doktoraturës;

Letër për ftesë e nënshkruar nga institucioni nikoqir  në të cilën theksohet  kohëzgjatja e saktë e bursës, natyrën e saj të saktë dhe rezultatet e synuara të shkruara në gjuhën angleze;

Letër rekomanduese  lëshuar  nga institucioni përkatës (vendor ) të aplikantit ose nga ekspert relevant  (për aplikantët që nuk kanë lidhje) të shkruara në gjuhën angleze.

Bursat e parapara mund të fillojnë në shtator 2024 dhe duhet të lidhen deri në qershor të vitit 2025.

[ Friday, May 17, 2024 ] [ 1 ]

 

Konkursi


11/22/2024

11/11/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar