Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: Në mënyrë sistematike dhe afatgjate e zgjidhëm çështjen e teksteve shkollore, po shtypen të gjitha tekstet shkollore të miratuara nga klasa e parë deri në klasën e shtatë

MASH: Në mënyrë sistematike dhe afatgjate e zgjidhëm çështjen e teksteve shkollore, po shtypen të gjitha tekstet shkollore të miratuara nga klasa e parë deri në klasën e shtatë

 

MASH: Në mënyrë sistematike dhe afatgjate e zgjidhëm çështjen e teksteve shkollore, po shtypen të gjitha tekstet shkollore të miratuara nga klasa e parë deri në klasën e shtatë

 

Filloi  shtypja e të gjitha teksteve shkollore nga klasa e parë deri në të shtatën në arsimin fillor, të cilat deri më tani janë miratuar nga Komisioni Kombëtar i teksteve shkollore dhe do të përdoren në vitin shkollor 2024-2025. Procesi ka filluar në kohë, në periudhën e zakonshme të shtypjes si në vitet e kaluara dhe së shpejti do të përfundojë plotësisht.

Kah fundi i këtij muaji ose më së voni në fillim të qershorit të realizohet  dorëzimi në të gjitha shkollat fillore në vend, sipas tirazhit të kërkuar të teksteve shkollore nga çdo shkollë. Kështu që nxënësit vitin e ri shkollor do ta fillojnë me tekste shkollore  krejtësisht të reja të shtypura  që do t`i presin në bankat e tyre.

Në ndërkohë, MASH-i së bashku me institucionet tjera kompetente, do të vazhdojë të investojë në zhvillimin e programeve mësimore dhe teksteve të reja shkollore, sepse ky është një nga kushtet themelore për edukim  cilësor, gjegjësisht proces edukativo- arsimor.

[ Wednesday, May 15, 2024 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje


11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar