Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Thirrje publike për realizimin e mbështetjes financiare për studentët të cilët jetojnë jashtë vendit të studimit për vitin akademik 2023/24

Thirrje publike për realizimin e mbështetjes financiare për studentët të cilët jetojnë jashtë vendit të studimit për vitin akademik 2023/24

 

Në bazë të Ligjit për Mbëstetje  Financiare të Kategorive të Rrezikuara Sociale të Qytetarëve (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr.269/23 од 18.12.2023  ) për realizimin e mbështetjes financiare për studentët të cilët jetojnë jashtë vendit të studimit për vitin akademik 2023/24, Ministria e Arsimit dhe shkenca, shpall:

THIRRJE PUBLIKE

për realizimin e mbështetjes financiare për studentët të cilët  jetojnë jashtë vendit të studimit për vitin akademik 2023/2

Ftohen studentët të cilët nuk e  realizojnë  drejtën e tyre për mbështetje financiare, dhe të cilët jetojnë jashtë vendit të studimit dhe i plotësojnë kushtet në vijim ,të aplikojnë në thirrjen publike:

1. Të cilët  janë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

2. Të cilët kanë statusin e studentëve të rregullt;

3. Të cilët  janë  të regjistruar në universitetet shtetërore ;

4.Të cilët  banojnë jashtë vendit të studimit dhe

I. Mënyra e aplikimit 

Për të fituar mbështetjenë financiare, kandidatët duhet të aplikojnë në mënyrë  elektronike në linkun në vazhdim: https://e-uslugi.mon.gov.mk/.

Gjatë aplikimit, kandidatët duhet  t`i plotësojnë të dhënat në aplikimin për marrjen e mbështetjes financiare të studentëve të cilët  jetojnë jashtë vendit të studimit (nuk ka formular aplikimi, por aplikimi duhet të plotësohet drejtpërdrejt) si dhe të klikojnë deklaratën për dhënien e pëlqimit për përpunimin e të dhënave personale të studentit për mbështetjen financiare të studentëve të cilët jetojnë jashtë vendit të studimit.

 Dhe të bashkëngjesin  dëshmitë në vazhdim:

1. Vërtetim për studentë  të rregullt në universitet shtetëror;

2. Certifikata e nënshtetësisë;

3. Letërnjoftim ose dokument tjetër identifikimi;

4. Llogaria rrjedhëse;

5. Dëshmi për shumën e biletës mujore për transportin ndërqytetës nga vendbanimi në vendin e studimit.

II. Afati i aplikimit

Afati i aplikimit për studentët e rregullt zgjatë 7 ditë nga dita e publikimit të thirrjes publike.

III. Informacione  të tjera 

Përfitimi i mbështetjes financiare për shfrytëzuesit është në shumën e biletës mujore për komunikacion ndërqytetës nga vendbanimi i studentit deri në vendin e studimit, në vlerë jo më pak se 600 denarë dhe jo më shumë se 1.200 denarë në muaj, për periudhë prej shtatë muaj, duke filluar nga muaji dhjetor 2023.

Mjetet për mbështetjen financiare paguhen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin aktual, si shumë në të holla në llogaritë e rrjedhëse të shfrytëzuesit  të mbështetjes financiare.

Për studentët që nuk kanë aplikuar ose nuk i kanë plotësuar kushtet për të përfituar mbështetje financiare në thirrjet e mëparshme, Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikon Thirrje çdo muaj, jo më vonë se dita e pestë e muajit, e cila thirrje zgjat shtatë ditë nga dita e publikimit.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, pas kontrollit të të dhënave dhe dëshmive brenda pesë ditëve të punës nga dita e aplikimit të studentit për mbështetje financiare, do të përcaktojë statusin e kërkesës së pranuar ose të refuzuar për mbështetje financiare, në vetë aplikimin.

 

Studenti ,statusi i të cilit do të përcaktohet për kërkesën e papranuar në aplikacionin euslugi.mon.gov.mk, dhe i cili konsideron se i plotëson kushtet për marrjen e mbështetjes financiare, mund të paraqesë kundërshtim në Komisionin për vendimmarrje për kundërshtimet e mbështetjes financiare të studentëve në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në afat prej tetë ditësh nga dita e marrjes së statusit të kërkesës së papranuar në adresën e emailit në vijim prigovorprevoz@mon.gov.mk

 

Kundërshtimi duhet të përmbajë të dhëna për personin që parashtron kundërshtimin, përkatësisht: emrin dhe mbiemrin, numrin amë të identitetit të qytetarit, adresën e postës elektronike, adresën e banimit, universitetin ku studenti studion dhe numrin e telefonit të kontaktit dhe numrin e identifikimit të marrë gjatë paraqitjes së aplikimit .

 

Për të gjitha pyetjet në lidhje  me aplikimin  e shfrytëzuesve  për mbështetje financiare  të  studentëve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës siguron mbështetje përmes Sektorit të Arsimit të Lartë në kontaktin e mëposhtëm:: studentskiprevoz @mon.gov.mk

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar