Në bazë të nenit 16 paragrafi 1 e Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 98/08, 99/09, 83/10, 36/11, 135/11, 46/ 12, 24/13, 120/13, 29/14, 146/15, 217/15, 30/16 dhe 21/18), drejtori i Shërbimit Pedagogjik shpall:
Shpallje publike
për recensentë për tekste shkollorë
1.Porositës: Ministria e Arsimit dhe Shkencës-Shërbimi Pedagogjik, Rr. Shën Kirili dhe Metodi, nr. 54-Shkup
2. Shpallet Thirrje Publike për recensentë të dorëshkrimeve për tekste shkollorë për lëndët:
1. |
Gjuha shqipe për klasën e VII në arsimin fillor nëntëvjeçar |
2. |
Gjuha serbe për klasën e VII në arsimin fillor nëntëvjeçar |
3. |
Gjuha boshnjake për klasën e VII në arsimin fillor nëntëvjeçar |
4. |
Matematika për klasën e VII në arsimin fillor nëntëvjeçar |
3.Recezentët e paraqitur duhet të plotësojnë këto kushte:
Për kryetar:- të jenë mësimdhënës nga fakultetet e mësimdhënies për lëndën mësimore për të cilën është dedikuar Teksti Shkollor dhe të kenë të paktën 10 vjet përvojë të punës në mësimdhënie dhe
Për anëtarë- të jenë mësimdhënës nga shkollat fillore përkatëse për lëndën mësimore për të cilën është dedikuar Teksti Shkollor dhe të kenë të paktën 10 vjet përvojë të punës në mësimdhënie .
Kandidatët e interesuar gjatë aplikimit janë të obliguar të dorëzojnë :
-Certifikatë ose diplomë për përfundimin e arsimit përkatës, në origjinal ose të vërtetuar me vulë të noterizuar (kandidatët të cilët kanë përfunduar arsimin jashtë vendit janë të detyruar të dorëzojnë diplomë të noterizuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut),
- deklaratë se i plotësojnë kushtet në pajuteshmëri me nenin 11 të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm.
- vërtetim për përvojë pune të lëshuar nga APRM ose FPISH
4.Recesentët të cilët kanë aplikuar që i plotësosojnë kushtet nga pika 3, mundë të dorëzojnë
Për kandidatët e arsimit fillor
· dëshmi për titullin e fituar mësimdhënës -mentor,
· shpërblime të fituara si mentor i nxënësit në garat shtetërore të organizuara nga shoqatat e akredituara të mësimdhënësve në shkollat fillore dhe garat ndërkombëtare në të cilat marrin pjesë së paku 10 shtete,
· suksesi mesatar së paku 8 prej gjyqtarëve të ciklit të pare
· diploma/certifikata për avancimin profesional të mësimdhënësve përmes programeve të akredituara për trajnim, projekteve të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencë
Për kandidatët e arsimit të lartë
· Autor ose pjesëmarrës në përgatitjen e tekstit shkollor ose kapitullit
· Autor ose bashkautor i punimeve shkencore të publikuara në revista ndërkombëtare
· Pjesëmarrje në simpozium duke prezentuar punim shkencor
· Angazhimi si konsulent në veprimtarin e aplikimit
5. Çertifikatat/verifikimet, si dhe dokumentet nga pika 4 nuk janë kusht për pranimin e aplikimit, por recesentët do të vlerësohen si shtesë në përputhje me kriteret e pikëzimit për recensentët të cilët kanë aplikuar që i plotësojnë kushtet nga pika 4 paragrafi 1. dhe kriteret e pikëzimit për recensentët të cilët kanë aplikuar që i plotësojnë kushtet nga pika 4 paragrafi 2, gjatë renditjes së tyre në listën e recensuesve të përzgjedhur.
pasqyra e të dhënave të regjistruara në evidencën amë të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Aplikacioni mund të shkarkohet nga ueb faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ose të merret në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës-Shërbimi Pedagogjik, rr. Kirili dhe Metodi nr. 54, Shkup
Aplikimi i plotësuar në rregull së bashku me të gjithë dokumentacionin dorëzohet në Arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës-Shërbimi Pedagogjik, në rr . Kirili dhe Metodi nr. 54, Shkup.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është deri më datë 30.04.2024 .
Aplikimet e pakompletuara dhe nuk janë të dorëzuara me kohë, nuk do të merren parasysh