Në bazë të nenit 50 të Ligjit për Hulumtime Kërkimore-Shkencore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/13, 147/13, 41/14 , 145/15, 154/15, 30/16 dhe 53/16), neni 5 paragrafi (1) i Rregullores për realizimin e të drejtës së çmimit të njëhershëm për publikimin e punimit shkencor dhe për kompensimit e mjeteve të paguara për publikimin e punimeve (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr. 102/18) dhe Aktvendimi për shpalljen e Konkursit për kompensim të mjeteve të paguara për publikimin e punimeve shkencore në vitin 2023 nr. 15-3840 /1 të datës 04.04.2024 Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall
Konkurs për kompensim të mjeteve të paguara
për shpalljen e punimeve shkencore në vitin 2023
1. Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall Konkurs për kompensim të mjeteve të paguara për shpalljen e punimeve shkencore në revista me faktor ndikimi, të referuara në bazat e Web of Science ose Scopus nga mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët e përzgjedhur në institucionet shkencore/të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut (në tekstin e mëposhtëm: autorët).
2. Autorë që paguajnë mjete për shpalljen e punimit në revistë të indeksuar në bazat Web of Science ose Scopus, paraqesin kërkesë për kompensimin e mjeteve pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës mësëvoni një vit nga dita e shpalljes së punimit.
3. Dokumentet e nevojshme për të kërkuar mjete të paguara për shpalljen e punimeve shkencore janë:
- Kërkesë e plotësuar,
- kopje të punimit të shpallur nga autor vendas në revista të referuara në bazat e të dhënave Web of Science ose Scopus;
- kopje të faqes së revistës ku është shënuar titulli, viti dhe numri i revistës, redaksia e revistës dhe botuesi në të cilën është shpallur punimi;
- certifikatë për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut të autorit/autorëve
- vërtetimin e përzgjedhjes në titull mësimor, bashkëpunëtor ose shkencor.
- kopjen e faturës , gjegjësishtë fletëpagesë për shtypjen e punimit , e paraqitur nga ana e subjektit për kryerjen e veprimtarisë kërkimore-shkencore..
- Vërtetim nga subjekti për kryerjen e veprimtarisë kërkimore-shkencore, se autori nuk ka marrë mjete nga institucioni amë ose nga institucion tjetër etj. për shpalljen e punimit;
- deklaratën e autorëve të punimit për shpërndarjen në përqindje të mjeteve të paguara për shpalljen e punimit
- Deklaratë për shfrytëzimin e të dhënave personale
- Kërkesat e autorëve të cilëve u janë ndarë mjete nga institucioni amë ose nga institucion tjetër etj. për publikimin e të njëjtit punim, pavarësisht se cila revistë, nuk do të merret parasysh.
4. Konkursi publik zgjat nga deri më 15 qershor të vitit 2024. Kërkesa e dorëuar pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohet.
5. Mjetet financiare për këtë qëllim do të sigurohen me mjete nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
6. Kërkesa dhe dokumentacionin shoqërues të nevojshëm për konkursin mund të merret
në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ose në ueb faqen e Ministrisë (www.mon.gov.mk).
MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES
Kandidatët plotësojnë aplikacionin elektronik dhe bashkëngjesin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk. Aplikimi është aktiv deri më 15 qershor të vitit 2024
Informacione shtesë për Konkursin mund të merrni në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, personi kontaktues:
Aleksandar Petrov, numri i telefonit 02/3140-189 dhe
e-mail: aleksandar.petrov@mon.gov.mk, zyra 1405
dhe Olga Dukovska-Atov numri i telefonit 02/3140-185 dhe
e-mail: олga.dukovska@mon.gov.mk, zyra 1410
MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS