Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Стипендии / Studime ndër-universitare të magjistraturës në diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare në shkollë diplomatike në Madrid për vitin 2024-2025

Studime ndër-universitare të magjistraturës në diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare në shkollë diplomatike në Madrid për vitin 2024-2025

 

 

Ambasada e Mbretërisë së Spanjës në Shkup njofton  për shpalljen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Spanjës për pranim në studime  ndër-universitare të magjistraturës  në diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Spanjë për vitin 2024/2025 drejtuar nëpunësve diplomatikë dhe kandidatëve  jodiplomatë.

 

Studimet e magjistraturës  janë të konsoliduara dhe të njohura si referencë botërore për përgatitjen e analistëve dhe ekspertëve për marrëdhënie ndërkombëtare dhe politikë ndërkombëtare, në gjuhën spanjolle.

Ekziston edhe mundësia për marrjen e bursës.

 

Të gjitha informacionet  e nevojshme mund të gjenden në ueb - faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Spanjës:

 

https://www.exteriores.gob.es/es/Ministerio/EscuelaDiplomatica/Paginas/Master/M%C3%A1ster-edici%C3%B3n-2024---2025.aspx

 

Afati i fundit për dorëzimin e fletëparaqitjeve dhe dokumentacionit të nevojshëm është 10 prill 2024.

 

 

Стипендии

Back to top
Close Offcanvas Sidebar