Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Të ndërtojmë ura të reja së bashku - Thirrja e dytë e hapur për propozime për fondin e arsimit të integruar

Të ndërtojmë ura të reja së bashku - Thirrja e dytë e hapur për propozime për fondin e arsimit të integruar

 

Të ndërtojmë ura të reja së bashku - Thirrja e dytë e hapur për propozime për fondin e arsimit të integruar

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Misioni i OSBE-së në Shkup publikuan thirrjen e dytë për propozime në kuadër të projektit të Misionit „Ndërtimi i Urave të Reja, i cili është krijuar për të përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet të rinjve me prejardhje dhe gjuhë të ndryshme gjatë ditës në shkollë, si dhe përmes aktiviteteve të përbashkëta mësimore.

Thirrja është për Fondin e Arsimit të Integruar, i cili do të ofrojë mbështetje për Shkolla publike, fakultete për trajnim për mësimdhënës/fakultete pedagogjike dhe komuna për të promovuar aktivitete të përbashkëta shkollore  ndërmjet fëmijëve që mësojnë në gjuhë të ndryshme dhe e njëjta është në dispozicion në linkun.

Mundësitë e financimit janë pjesë e përpjekjeve të Misionit për të forcuar kohezionin social përmes arsimit të integruar dhe përforcimit  të të rinjve nën kujdesin e donatorëve të Mbretëria e Norvegjisë, Republika e Polonisë, Dukata e Madhe e Luksemburgut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Projekti ndërlidhet me  punën e mëparshme të Misionit për integrim ndëretnik në arsim për të promovuar demokracinë dhe kohezionin social në vend, duke përfshirë fondin origjinal të ndërtimit të urës, i cili mbështeti pothuajse 200 shkolla dhe kopshte për të organizuar aktivitete të përbashkëta jashtëshkollore nga i cili drejtpërdrejtë përfitojnë më  shumë se 35.000 nxënës.

 

Lajme dhe Ngjarje


12/6/2024
KUMTESË
12/4/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar