Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / THIRRJE PUBLIKE për dhënien e shpërblimit në të holla për fitimin e çmimit të parë, të dytë dhe të tretë ose medalje ari, argjendi gjegjësisht bronzi në një garë ndërkombëtare në fushën e matematikës , informatikës dhe shkencave natyrore, të nxënësit, të mësimdhënësit/es i/e cili/a ligjëron lëndën nga këto fusha, si dhe mentori i cili e përgatiti nxënësin për garë

THIRRJE PUBLIKE për dhënien e shpërblimit në të holla për fitimin e çmimit të parë, të dytë dhe të tretë ose medalje ari, argjendi gjegjësisht bronzi në një garë ndërkombëtare në fushën e matematikës , informatikës dhe shkencave natyrore, të nxënësit, të mësimdhënësit/es i/e cili/a ligjëron lëndën nga këto fusha, si dhe mentori i cili e përgatiti nxënësin për garë

 

Në bazë të Nenit 45 paragrafi (4) nga Ligji për arsim fillor („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 161/19 dhe 229/20), Ministria e Arsmit dhe Shkencës shpall:

 

THIRRJE PUBLIKE

për dhënien e shpërblimit në të holla për fitimin e çmimit të parë, të dytë dhe të tretë ose medalje ari, argjendi gjegjësisht bronzi në një garë ndërkombëtare në fushën e matematikës , informatikës dhe shkencave natyrore, të nxënësit, të mësimdhënësit/es  i/e cili/a ligjëron lëndën nga këto fusha, si dhe mentori i cili e përgatiti nxënësin për garë.

 

1.        Kushti për pjesëmarrje

Në thirrjen publike për dhënien e shpërblimit në të holla për fitimin e çmimit të parë, të dytë dhe të tretë  ose medalje ari, argjendi gjegjësisht bronzi në një garë ndërkombëtare në fushën e matematikës, informatikës dhe shkencave natyrore, të nxënësit, të mësimdhënësit/es  i/e cili/a ia ligjëron lëndën nga këto fusha, si dhe mentori i cili e përgatiti nxënësin për garë mund të lajmërohen:

-  nxënësi- shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i/e regjistruar në shkollat fillore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut

- mësimdhënësi - shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i/e punësuar në shkollat fillore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut   i cili ia ligjëron lëndën nga këto fusha, si dhe mentori i cili e përgatiti nxënësin për garë dhe

- mentori - shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut , i cili e përgatiti nxënësin për garë       që fitoi çmimin e parë, të dytë dhe të tretë ose medalje ari, argjendi gjegjësisht bronzi në një konkurs ndërkombëtar në fushën e matematikës , informatikës dhe shkencat natyrore të realizuara në vitin shkollor 2023/2024  

Nën termin garat ndërkombëtare nënkuptohet garë në të cilën marrin pjesë nxënës nga të paktën dhjetë vende të ndryshme në të cilën krahasohen njohuritë mes nxënësve nga vende të ndryshme dhe renditen nxënësit më të mirë nga të gjitha vendet pjesëmarrëse.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për fitimin e çmimit të parë, të dytë dhe të tretë ose medalje ari, argjendi gjegjësisht bronzi në një konkurs ndërkombëtar në fushën e matematikës , informatikës dhe shkencave natyrore jep shpërblim në të holla në përputhje me Nenin 45 paragrafi (1) të Ligjit për arsimin fillor.

2.       Mënyra, dokumentacioni i nevojitur dhe afati i aplikimit

(shkarko Deklaratë)

Nxënësi së bashku me mësimdhënësin/en që ia ligjëron lëndën në shkollë dhe mentorin që e ka përgatitur atë për garë, duhet të paraqesë deklaratë me të cilin dorëzon dokumentet e mëposhtme:

-          Certifikata për nënshtetësi për nxënësin në formë origjinale ose kopje e notarizuar

-          Certifikata për nënshtetësi për mësimdhënësin në formë origjinale ose kopje e e notarizuar

-          Certifikata për nënshtetësi për mentorin në formë origjinale ose kopje e notarizuar

-          Vërtetim se është i/e regjistruar si nxënës/e i/e rregullt në shkollën fillore në vitin shkollor 2023/2024

-          Vërtetim për mësimdhënësin se është i punësuar në shkollën fillore

-          Vërtetim nga Institucioni për mentorin se është i/e punësuar ku punon

-          Fotokopje nga diploma, lëvdata gjegjësisht certifikata për fitimin e çmimit të parë, të dytë ose të tretë ose medalje ari, argjendi gjegjësisht bronzi në garën ndërkombëtare në fushën e matematikës, informatikës dhe shkencave natyrore për nxënësin, mësimdhënësin/en dhe mentorin

-          Llogaria e transaksionit të nxënësit, mësimdhënësit dhe mentorit

-          Dëshmi se gara është ndërkombëtare në fushën e matematikës, informatikës dhe shkencave natyrore dhe në të cilin kanë marrë pjesë nxënës nga të paktën dhjetë vende të ndryshme

-          Deklaratë e nënshkruar nga drejtori i shkollës për mësimdhënësin/en se është mësimdhënësi/ja ai/ajo që ia ligjëron nxënësit lëndën në këto fusha dhe e përgatit nxënësin për garën ndërkombëtare

-          Deklaratë e nënshkruar nga prindi/kujdestari i nxënësit se është mësimdhënësi/ja ai/ajo që ia ligjëron nxënësit lëndën në këto fusha dhe e përgatit nxënësin për garën ndërkombëtare

-          Deklaratë e nënshkruar nga Shoqata e Akredituar e mësimdhënësve për mentorin, se është mentori ai që ka përgatitur nxënësin për garën ndërkombëtare

-          Deklaratë e nënshkruar nga prindi/kujdestari i nxënësit, se është mentori ai që ka përgatitur nxënësin për garën ndërkombëtare

-          Deklaratë e nënshkruar nga mësimdhënësi se është mësimdhënësi që ia ligjëron lëndën nga këto fusha dhe  e përgatit nxënësin për garën ndërkombëtare

-          Deklaratë e nënshkruar nga mentori, se është ai mentori që ka përgatitur nxënësin për garën ndërkombëtare.

-          Deklaratë e nënshkruar nga prindi/kujdestari për pëlqimin për perpunimin e të dhënave personale të nxënësit

-          Deklaratë e nënshkruar nga mësimdhënësi për pëlqimin për përpunimin e të dhënave personale

-          Deklaratë e nënshkruar nga mentori për pëlqimin për përpunimin e të dhlnave personale

Nëse mësimdhënësi që ka përgatitur nxënësin për shkak të mospjesëmarrjes në garë, nuk ka diplomë, lëvdatë përkatësisht certifikatë për fitimin e çmimit të parë, të dytë ose të tretë ose medalje ari, argjendi gjegjësisht bronzi në garën ndërkombëtare në fushën e matematikës, informatikës dhe shkencave natyrore si dëshmi konsiderohen deklaratat nga rreshti 10, 11 dhe 13 të kësaj pike.

Deklarata mund ti shkarkoni në linkun e mëposhtëm:

Deklarata për mësimdhënës nga shkolla fillore

Deklaratë për mentorin e nxënësit

Deklaratë për prindin/kujdestarin e nxënësit nga shkolla fillore

Deklaratë për drejtorin e shkollës filore

Aplikimet mund të dorëzohen çdo ditë pune në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (në zyrën e gjendjes civile të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës) ose me postë në adresën në vijim: Blv. „Sh. Kirili dhe Metodij“ nr. 54, 1000 Shkup me shënimin „Për thirrje publike për ndarjen e çmimit në të holla, për fitimin e çmimit të parë, të dytë ose të tretë ose medalje ari, argjendi ose bronzi në garën ndërkombëtare në fushën e matematikës, informatikës dhe shkencave natyrore të nxënësit, të mësimdhënësit që ia ligjëron lëndën nga këto fusha si dhe të mentorit që e pergatiti nxënësin për garën“ më së voni deri me 30.09.2024

 

3.       Dhënia e çmimeve

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë individualisht shpërblimin në të holla në shumë prej 100% nga neto paga mesatare paguar për punonjës në Republikë në muajin e fundit para ndarjes së çmimit për çmimin e parë/medalje e artë, 80% për çmimin e dytë/medaljen e argjendtë dhe 60% për çmimin e tretë/medaljen e bronztë.

Aplikimet e vonuara dhe jo të plota nuk do të shqyrtohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk jep shpërblime në të holla për garat ndërkombëtare që zbatohen në mënyrë elektronike në distancë si dhe për garat ndërkombëtare që kanë të bëjnë me projektet.

Gjithashtu Ministria e Arsimit nuk jep shpërblim në të holla për fitimin e vendeve të para, të dyta apo të treta në konkursin në konkursin e popullarizmit të matematikës  Kangur sepse nuk është një garë ndërkombëtare.

Në Kartën e Shoqatës Ndërkombëtare „Kangourou sans Frontieres” thuhet se të ashtuquajturat Lojëra pa Kufij organizohen për të promovuar kulturën kryesore matematikore duke organizuar lojëra konkurruese vjetore  në matematikë, të cilat synojnë të stimulojnë dhe motivojnë sa më shumë nxënës të mendojnë për pjesëmarrje në aktivitete  të tjera, gara dhe olimpiada në matematikë. Në të njëjtën statut ndër të tjera thuhet se kjo lojë synon të tërheqë numrin maksimal të nxënësve pa pasur asnjë përzgjedhje kombëtare të pjesëmarrësve dhe as për të krahasuar njohuritë ndërmjet vendeve.

                                                                                                       

                                                                                                       

 

[ Monday, April 1, 2024 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje


12/6/2024
KUMTESË
12/4/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar