Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH krijon tekste dixhitale cilësore, nxënësit i përdorin intensivisht dhe arrijnë rezultate më të mira

MASH krijon tekste dixhitale cilësore, nxënësit i përdorin intensivisht dhe arrijnë rezultate më të mira

 

MASH krijon tekste dixhitale cilësore, nxënësit i përdorin intensivisht dhe arrijnë rezultate më të mira

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës i mohon fuqishëm spekulimet, pasaktësitë dhe pretendimet e paraqitura nga VMRO DPMNE lidhur me tekstet elektronike në konferencën e tyre për media.

 

Tekstet dixhitale interaktive janë pjesë përbërëse e Konceptit të arsimit fillor dhe programit të arsimit fillor,mbështetur nga Qeveria dhe organizatat ndërkombëtare, të cilat e kanë mbështetur në mënyrë aktive procesin.

 

MASH gjatë 2 viteve të  fundit,  renovoi rreth 100 shkolla fillore,  pajisi me pajisje TIK dhe lidhje interneti  çdo klasë dhe për herë të parë në vend, digjitalizoi tekstet shkollore për klasat 4, 5 dhe 6 në të gjitha gjuhët mësimore. 58,000 nxënës, si dhe prindërit e tyre, jo vetëm që i përdorin ato në mënyrë aktive çdo ditë, por arrijnë rezultate më të mira pikërisht për prakticitetin dhe cilësinë e tyre.

 

Është e kuptueshme që VMRO-DPMNE reagon ndaj rezultateve të tilla, sepse qëllimi i partisë është që të mos ketë rezultate nga MASH - i dhe të dalin si shpëtimtarë të arsimit. Opinioni është  dëshmitar se si në të kaluarën janë shpenzuar dhjetëra milionë euro për përkthime të librave të autorëve botërorë, të cilët nuk lexohen nga askush dhe po mbledhin pluhur në bodrumet e shumë institucioneve. Publiku është dëshmitar i programit Kembrixh, i cili ka lënë pasoja negative të qëndrueshme për brezat e rinj – një eksperiment që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë.

 

Prodhimi i teksteve digjitale interaktive do të vazhdojë në 3 vitet e ardhshme deri në zbatimin e plotë të reformës në arsimin fillor dhe kjo nuk ka të bëjë me politikën ditore, por është një përcaktim strategjik dhe është pjesë e një procesi sistemor, i cili nuk duhet të vihet në rrezik nga asnjë pale apo pushtet i përgjegjshëm. Prandaj, marrëveshjet kuadër janë kategori ligjore dhe do të paguhen vetëm për shërbimet që do të kryhen pas kryerjes së tyre.

[ Monday, April 1, 2024 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje


11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar