Është hapur një thirrje rajonale për mobilitetin e studiuesve të rinj nga Ballkani Perëndimor - Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia (28 mars 2024 Aplikoni për Programin e Mobilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe merrni mbështetje financiare për një qëndrim deri në dy muaj në një universitet/institucion kërkimor të përzgjedhur në një ekonomi tjetër të Ballkanit Perëndimor (afati i fundit për aplikime është deri më datë 31 maj 2024).
Thirrja për mobilitet mundëson avancimin e karrierës akademike të studiuesve të rinj përmes aksesit në infrastrukturat kërkimore në rajon:
Bartësi i këtij programi pilot është projekti Policy Answers, projekt i programit Horizon Europe dhe synon të inkurajojë bashkëpunimin rajonal dhe të mbështesë studiuesit që janë në fillim të karrierës së tyre kërkimore.
Programi do të angazhojë studiues me buxhet të përgjithshëm prej 100,000 euro dhe do të ndajë grante deri në 5,000 euro për studiues individual. Këto grante do të mbështesin projekte të cilët zgjasin prej dy javë deri në gjashtë muaj, duke u mundësuar studiuesve të përfshihen në aktivitetet kyçe të kërkimit dhe inovacionit të nxitura nga mobiliteti në Ballkanin Perëndimor.
Modeli i Mobilitetit i Ballkanit Perëndimor është e hapur për studentët e doktoraturës dhe studiuesit pas doktoraturës që kanë përfunduar studimet e tyre të doktoratës brenda shtatë viteve të fundit. Ato do të vendosen në institucion kërkimor publik ose privat që ofron infrastruktura kërkimore (duke përfshirë infrastrukturat kërkimore virtuale) të regjistruara në njërën nga ekonomitë. Të gjitha fushat tematike të kërkimit janë të pranueshme për të aplikuar, duke përfshirë shkencat sociale dhe humane (SSH) dhe kërkimin e bazuar në art.
Për më tepër rreth thirrjes në LINKUN në vijim