Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / THIRRJE PUBLIKE për akreditim të Shoqatave të mësimdhënësve për organizimin е garave për nxënësit në lëndë të caktuara në arsimin e mesëm

THIRRJE PUBLIKE për akreditim të Shoqatave të mësimdhënësve për organizimin е garave për nxënësit në lëndë të caktuara në arsimin e mesëm

 

Në bazë të Nenit 24-a nga Ligji për Arsim e Mesëm („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr.44/95, 24/96, 34/96, 35/97, 82/99, 29/02, 40/03, 42/03, 67/04, 55/05, 113/05, 35/06, 37/07, 49/07, 81/08, 92/08, 33/10, 116/10, 156/10, 118/11, 51/11, 6/12, 100/12, 24/13, 41/14, 135/14, 10/15, 98/15, 145/15, 30/16, 127/16, 67/17, 64/18 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr.229/20) dhe Rregullorja për mënyrën dhe kriteret më të afërta të organizimit dhe zhvillimit të garave të nxënësve në lëndë të caktuara në nivel komunal, rajonal dhe shtetëror në arsimin e mesëm nr.19-2249/1 të datës 05.03.2013, nr.20-2928/1 të datës 02.03.2017 dhe nr.13-5583/1 të datës 29.03.2021, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

 

 

THIRRJE  PUBLIKE

për akreditim të Shoqatave të mësimdhënësve për organizimin е garave për nxënësit në lëndë të caktuara në arsimin e mesëm

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall Thirrje publike për akreditim të Shoqatave të mësimdhënësve për organizimin e garave për nxënësit në lëndë të caktuara në arsimin e mesëm.

 

Në këtë Thirrje publike të drejtën e pjesëmarrjes e kanë Shoqatat e mësimdhënësve të cilët janë të regjistruara si Shoqata së paku tre vjet deri në ditën kur do të paraqesin deklaratë për organizimin e garave dhe të sigurojnë organizimin e garave në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në të gjitha gjuhët mësimore.

Me paraqitjen e Formularit për akreditimin e Shoqatave të mësimdhënësve për organizimin e garave për nxënësit në arsimin e mesëm, Shoqatat e mësimdhënësve duhet të dorëzojnë:

1.Dokument për veprimtarinë e regjistruar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut

2.Gjendja aktuale e Shoqatës së mësimdhënësve e dhënë nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut

3.Bilanci i gjendjes dhe bilanci i suksesit i Shoqatës së mësimdhënësve e dhënë nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut

4.Statuti i Shoqatës së mësimdhënësve

 

5.Rregullore për organizimin e garave të Shoqatës së mësimdhënësve

 

6.Kalendari trevjeçar për zhvillimin e garave për nxënësit në shkollat e mesme ku do të përfshihen lëndët mësimore, periudha kohore për realizimin e garave dhe mësimdhënësit përgjegjës që do të përfshihen në organizimin dhe realizimin e garave.

 

 

 

Përderisa në Thirrje publike paraqiten dy ose më shumë Shoqata të cilët i plotësojnë kushtet në përputhje me Nenin 24-a nga Ligji për Arsim e Mesëm, Komisioni për akreditim të Shoqatave të mësimdhënësve vendos në bazë të kritereve shtesë, edhe atë: 

- Numri i mësimdhënësve që janë anëtarë të Shoqatës

- Numri i mësimdhënësve nga Shoqata të cilët si mentorë kanë marrë pjesë në garat/olimpiadat ndërkombëtare

 

- Çmimet që janë marrë për vendet e fituara në garat/olimpiadat ndërkombëtare ku mentorë ishin mësimdhënësit nga Shoqata.

 

Shoqatat e interesuara, dokumentacioni i të cilave do të jetë i paplotë ose i njëjti nuk do të dorëzohet në kohë të caktuar nuk do të merren parasysh në procesin e shqyrtimit dhe akreditimit të mëtejshëm.

 

Për organizimin e garave akreditohet nga një Shoqatë të mësimdhënësve ose Sindikata e shoqatave për lëndë mësimore të veçant, gjegjësisht lëmi për periudhë trevjeçare e llogaritur nga data e dhënies së Vendimit për akreditim.

 

Shoqatat e mësimdhënësve të zgjedhura, gjegjësisht Sindikatat e shoqatave me rregullore për organizimin e garave, do të rregullojnë mënyrën e organizimit, si dhe garat e nxënësve do t’i organizojnë përmes mësimdhësve të cilët ligjërojnë lëndë mësimore të veçantë, lëndë apo fushë përkatëse si dhe do të sigurojnë organizimin e garave në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në të gjitha gjuhët mësimore me përjashtim të garave në Gjuhë dhe letërsi maqedonase, Gjuhë dhe letërsi Shqipe dhe Gjuhë dhe letërsi Turke.

 

Nëse shoqatat e përzgjedhura të mësimdhënësve, gjegjësisht sindikatat e shoqatave, nuk sigurojnë organizimin e garave në gjuhën amtare të nxënësit, akreditimi i dhënë mund të mirret nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

 

Shoqata e akredituar e mësimdhënësve çdo vit në faqen zyrtare të saj i publikon pyetjet, detyrat dhe/ose temat e përdorura gjatë garave të zhvilluara të nxënësve në nivel komunal, rajonal dhe shtetëror në garat e vitit të kaluar, të cilat duhet të përkthehen në të gjitha gjuhët mësimore.

 

Pjesëmarrja e nxënësve në garat për lëndë individuale në nivel komunal, rajonal dhe shtetëror në arsimin e mesëm është vullnetare dhe falas,gjegjësisht nuk paguhet shtesë nga prindërit/kujdestarët e nxënësve.

 

Shoqata e mësimdhënësve ose Sindikata e Shoqatave mund të jep vetëm një diplomë për fitimin e vendit të parë, të dytë ose të tretë nxënësit që ka marrë pjesë në garën shtetërore në lëndën mësimore të veçantë, lëndën apo fushën përkatëse, lëvdatë nga mësimdhënësi-mentori, dhe për pjesëmarrësit tjerë mund të jep certifikatë për pjesëmarrje në garë.

 

 

Të drejtën për pjesëmarrje në këtë Thirrje publike kanë Shoqatat e mësimdhënësve dhe Sindikatat e Shoqatave të mësimdhënësve për lëndët mësimore që vijojnë për arsimin e mesëm dhe profesional:

 

-Gjuhë dhe letërsi shqipe

-Gjuhë dhe letërsi turke

-Gjuhë klasike

-Gjuhë ruse

-Sciologji

-Biznesi dhe Sipërmarrja

- Biznes

- Sport dhe aktivitetet sportive

-Arsim figurativ

-Pedagogji

-Psikologji

-Drejtësi

-Menaxhment

-Logjika

-Etika

-Ekonomia

-Filozofi

-Informatikë.

 

Lëndët profesionale nga profesionet në vijim:

 

- Ndërtimtari – profesioni gjeodez

-Gjeologjike-minerare

-Profesioni grafik

-Profesioni ekonomiko-juridik dhe tregtar

- Profesioni shëndetësorë

- Profesioni shërbime profesionale

- Profesioni i tekstilit-lëkurës

-Profesioni hotelierizëm-turizëm

-Pylltari – profesioni i përpunimit të drurit

 

 Lëndët profesionale nga arsimi artistik për:

 

-Arti figurativ dhe dizajni

 

Dokumentacioni i nevojshëm dorëzohet brenda 15 ditëve nga dita e shpalljes së këtij Thirrje publike në zyrën e gjendjes civile të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës rr.Sh. „Kirili dhe Metodij” nr. 54 Shkup.

 

Lajme dhe Ngjarje


11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar