Në bazë të Nenit 24-6 paragrafet (3) dhe (4) nga ligji për arsim të mesëm („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 44/95, 24/96, 34/96, 35/97, 82/199, 29/02, 40/03, 42/03, 67/04, 55/05, 113/05, 35/06, 30/07, 49/07, 81/08, 92/208, 33/10, 116/10, 156/10, 18/11, 42/11, 51/11, 6/12, 100/12, 24/13, 41/14, 116/14, 135/14, 10/15, 98/15, 145/15, 30/16, 127/16, 67/17 и 64/18) dhe („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“nr.229/2020), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:
THIRRJE PUBLIKE
Për dhënien e medaljes së arit, argjendit ose bronzit në një nga 13 Olimpiadata Ndërkombëtare të Shkencave (International Science Olympiad), për nxënësin dhe mësimdhënësin që e përgatiti nxënësin për olimpiadë
1. Kushti për pjesëmarrje
Në thirrjen publike për dhënien e shpërblimit në para për fitimin e medaljes së arit, argjendit ose bronzit në një nga 13 Olimpiadat Ndërkombëtare të Shkencave mund të lajmërohen:
- nxënës – shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të regjistruara në shkollë të mesme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut
- mësimdhënës- shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i/e punësuar në shkollë të mesme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut , që e përgatiti nxënësin për Olipmiadë
i/e cili/cila fitoi medalje të arit, argjendit ose bronzit në një nga 13 Olimpiadat Ndërkombëtare të Shkencës në vitin shkollor 2023/2024
2. Mënyra dhe afati I aplikimit
Nxënësi së bashku me mësimdhënësin që e ka përgatit për garë, duhet të paraqesë një aplikim me të cilën dorëzon dokumentet në vijim:
- Certifikata për nënshtetësi për nxënësin në formë origjinale ose kopje e notarizuar
- Certifikata për nënshtetësi për mësimdhënësin në formë origjinale ose kopje e notarizuar
- Vërtetim se është I regjistruar si nxënës I rregullt në shkollë të mesme në vitin shkollor 2023/2024
- Vërtetim për mësimdhënësin se është I punësuar në shkollë të mesme
- Fotokopje nga diploma ose dokument tjetër që vërteton se është fituar medalje ari, argjendi ose bronzi në një nga 13 Olimpiadat Ndërkombëtare të Shkencave (International Science Olympiad) në vitin shkollor 2023/2024,për nxënësin dhe mësimdhënësin
- Llogaria e transakcionit të studentit dhe mësimdhënësit.
-Deklaratë nënshkruar nga mësimdhënësi për pëlqimin për përpunimin e të dhënave personale.
Nëse mësimdhënësi që përgatiti nxënësin për mospjesëmarrje në Olimpiadë nuk ka diplomë ose document tjetër që vërteton se ai/ajo ka fituar medalje të arit, argjendit ose bronzit në një nga 13 Olimpiadat Ndërkombëtare të Shkencave (International Science Olympiad) si dëshmi konsiderohen deklaratat nga rreshti 5, 6 dhe 7 të kësaj pike.
Thirja është e hapur dhe aplikimiet mund të dorëzohen përmes postës në adresën e mëposhtme:
rr.Sh. „Kirili dhe Metodij” nr. 54, 1000 Shkup me shënimin Për Thirjen Publike” për dhënien e shpërblimit në para për fitimin e medaljes të arit, argjendit ose bronzit në një nga 13 Olimpiadat Ndërkombëtare të Shkencave, për nxënësin dhe mësimdhënësin që përgatiti nxënësin për Olipmiadë më së voni deri me 31.08.2024
3. Dhënia e çmimeve
Ministria e Arsimit dhe Shkencës do ti ndajë individualisht, për nxënësin dhe për mësimdhënësin që ka përgatitur nxënësin për olimpiadë, shpërblim në të holla në vlerë prej 12.000 den në muaj për fitimin e medaljes së artë, 10.000 den në muaj për fitimin e medaljes së argjendit dhe 8000 den në muaj për fitimin e medaljes së bronzit. Çmimi në t; holla paguhet për periudhë 12 mujore.
Aplikimet e vonuara dhe jo të plota nuk do të shqyrtohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.