Në bazë të nenit 50 paragrafit 1 dhe nenit 52-a paragrafit 2 të Ligjit për Veprimtarinë Kërkimore- Shkencore ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/13, 147/13, 41/14, 145/15, 154/15, 30/16 dhe 53/16 ), neni 2 dhe 3 të Rregullores për mënyrën e financimit të organizimit të tubimeve shkencore dhe pjesëmarrjes së kërkuesve shkencorë vendorë në tubimet shkencore ndërkombëtare dhe qëndrimet studimore jashtë vendit ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut " nr. 156/19) neni 1 dhe 2 të Rregullores për plotësimin e Rregullores për mënyrën e financimit të organizimit të tubimeve shkencore dhe pjesëmarrjes së kërkuesve shkencorë vendorë në tubimet shkencore ndërkombëtare dhe qëndrimet studimore jashtë vendit ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut " nr. 88/21) si dhe Aktvendimit për Shpalljen e Konkursit për ndarjen e mjeteve për financimin e shpenzimeve materiale dhe shërbimeve, për shtypjen e përmbledhjeve të punimeve nga tubimet shkencore të mbajtuara për vitin 2024 nr. 15-3695/1 prej 28.03.2024 , Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:
K O N K U R S
për ndarjen e mjeteve, për financimin e shpenzimeve të materialeve dhe shërbimeve, për shtypjen e përmbledhjeve të punimeve nga tubimet shkencore të mbajtura për vitin 2024
1. Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall Konkurs publik për ndarjen e mjeteve për financimin e shpenzimeve të materialeve dhe shërbimeve, për shtypjen e përmbledhjeve të punimeve nga tubimet e mbajtura shkencore për vitin 2024.
2. Të drejtën e mjeteve për organizimin e tubimeve shkencore e kanë subjektet që kryejnë veprimtari kërkimore shkencore: universitetet shtetërore dhe universitetet private - në njësitë e tyre të orientuar në shkencë (institutet shkencore) dhe në njësi të orientuara në arsim bazuar në shkencë (fakultete), ASHAM, institucione të pavarura të arsimit të lartë shtetëror, institucione të pavarura private të arsimit të lartë, institucione shkencore publike, institucione shkencore të përziera, institucione shkencore private dhe kërkues të pavarur ( të regjistruara në Regjistrin e subjekteve për realizimin e veprimtarisë kërkimore - shkencore në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës).
3. Fletëparaqitja për ndarjen e mjeteve për financimin e shpenzimeve materiale dhe shërbimeve, për shtypjen e përmbledhjeve të punimeve nga tubimet shkencore të mbajtura, si dhe dokumentacionin përjcjellës i dorëzon organizatori i tubimit shkencor.
4. Dokumentet e nevojshme për aplikim në Konkurs janë:
-fletëparaqitja e plotësuar (fletëparaqitja mund të merret në Sektorin për shkencë dhe inovacion pranë Ministrisë së Arsimit dh Shkencës) me nënshkrim të nënshkruesit të autorizuar dhe vulën e institucionit, arkivuar në arkivin e parashtruesit të fletëparaqitjes;
-vendimi nga organizatori për mbajtjen e tubimit shkencor;
-vendimi për shtypjen e përmbledhjeve të punimeve nga tubimi shkencor dhe
- program për punë të tubimit shkencor me numër të pjesëmarrësve
5. Organizatori i tubimit shkencor është i detyruar të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar konform pikës 4 të këtij Konkursi. Dokumentacioni i pakompletuar dhe i dorëzuar pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohet.
6. Nëse organizatori i tubimit shkencor organizon tubim shkencor me zbatimin e mjeteve për komunikim elektronik në njërën nga platformat për komunikim të disponueshme dorëzohet dëshmi se tubimi shkencor është organizuar me zbatimin e mjeteve për komunikim elektronik dhe lista e pjesëmarrësve të pranishëm të tubimit shkencor të mbajtur.
7. Organizatori i tubimit shkencor dorëzon ftesë për pjesëmarrje të tubimit shkencor deri te përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
8. Organizatori i tubimit shkencor është i detyruar deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës të dorëzojë Raport me specifikimin e shpenzimeve të bëra dhe dy ekzemplarë të përmbledhjes së punimeve më së voni gjashtë muaj nga mbajtja e tubimit shkencor.
9. Mjetet të cilat ndahen për organizimin e tubimeve shkencore llogariten varësisht numrit të pjesëmarrësve në tubimin shkencor dhe mjetet e disponueshme të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin vijues.
10. Kërkuesit shkencorë vendor, të cilët janë pjesëmarrës në tubimet e mbajtura shkencore dhe organizatori i tubimit shkencor pajtohen:
-të regjistrohen (para se të dorëzohet aplikimi) në sistemin kombëtar të informacionit E-CRIS.MK për veprimtari kërkimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut me profil aktiv dhe të përditësuar;
- ta publikojnë përmbledhjen e punimeve (konform të drejtës së botuesit) në repozitoriumin e fakultetit amë / institucionit shkencor / universitetit më së voni gjashtë muaj nga mbajtja e tubimit;
Linku për E-CRIS.МК: https://cris.cobiss.net/e-cris/mk
Fletëparaqitjet dhe dokumentet të shënuara në pikën 4 të këtij Konkursi përfundimisht më 31.10.2024, dorëzohen në adresën në vijim ose në arkivin e:
MINISTRISË SË ARSIMIT DHE SHKENCËS
Sektori për shkencë dhe inovacione
Blv. „Shën Kirili dhe Metodi “ nr. 54
1000 Shkup
Informata shtesë për Konkursin mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kontakt personat:
Teuta Dashi, zyra numër 1410 ose nr. telefonit 02-3140-185
Ollga Dukovska Atov, zyra numër 1410 ose nr. telefonit 02-3140-185
MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS