Në bazë të nenit 50 paragrafit 1 dhe nenit 52-a paragrafit 3 të Ligjit për Veprimtarinë Kërkimoro-Shkencore ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" Nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/13, 147/13, 41/14, 145/15, 154/15, 30/16 dhe 53/16), nenit 2 të Rregullores për mënyrën e financimit të organizimit të tubimeve shkencore dhe pjesëmarrjes së hulumtuesve shkencorë vendorë në tubimet shkencore ndërkombëtare dhe qëndrimet studimore jashtë vendit ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut " nr. 156/19 dhe nr. 88/21) si dhe Aktvendimit për Shpalljen e Konkursit për ndarjen e mjeteve për pjesëmarrjen e hulumtuesve shkencorë vendorë tubimet shkencore ndërkombëtare për vitin 2024 nr.15-3681/1 të datës 28.03.2024, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:
K O N K U R S
për ndarjen e mjeteve, për pjesëmarrje të hulumtuesve shkencorë vendor në tubimet shkencore ndërkombëtare për vitin 2024
1. Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall Konkurs publik për ndarjen e mjeteve për pjesëmarrje të hulumtuesve shkencorë vendor në tubimet shkencore ndërkombëtare për vitin 2024.
2. Të drejtë parashtrimi të kërkesës për ndarjen e mjeteve financiare për pjesëmarrjen e hulumtuesve shkencorë vendor në tubimet shkencore ndërkombëtare kanë subjektet të cilët kryejnë kërkime shkencore: universitete publike dhe universitete private - në njësitë e tyre të orientuar në shkencë (institutet shkencore) dhe në njësi të orientuara në arsim bazuar në shkencë (fakultete), ASHAM, institucione të pavarura të arsimit të lartë shtetëror, institucione të pavarura private të arsimit të lartë, institucione shkencore publike, institucione shkencore të përziera, institucione shkencore private dhe kërkues të pavarur ( të regjistrua në Regjistrin e subjekteve për realizimin e veprimtarisë kërkimoro - shkencore pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
3. Fletëparaqitje me dokumentacionin shoqërues e dorëzon subjekti i cili kryen veprimtari shkencoro-kërkimore
4. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim në Konkurs janë:
Kërkesë e plotësuar (Kërkesa mund të shkarkohet nga ueb faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ku është shpallur Konkursi ose të merret në Sektorin e Shkencës dhe Inovacione pranë Ministrisë së Arsimit dh Shkencës) me nënshkrim të nënshkruesit të autorizuar dhe vulën e institucionit, arkivuar në arkivin e parashtruesit të fletëparaqitjes;
§ Dëshmi që punimi është pranuar për prezantim me gojë ose me shkrim (poster) nga organizatori i tubimit shkencor ndërkombëtar;
§ Pëlqimi nga institucioni ku kandidati është i punësuar për pjesëmarrje në takimin shkencor ndërkombëtar, me nënshkrim nga nënshkrues i autorizuar dhe vula e institucionit, e arkivuar në arkivin e bartësit të fletëparaqitjes;
§ Vërtetim nga subjekti për kryerjen e veprimtarisë kërikimoro-shkencore se autori nuk ka fituar nga një institucioni amë ose institucion tjetër etj., shpenzimet e udhëtimit dhe tarifa e regjistrimit;
§ Vërtetim për lartësinë e shpenzimeve të udhëtimit dhe dëshminë e pagesës. Nëqoftëse kandidati ka shfrytëzuar transportin e tij personal atëherë, Ministria do t′i mbulojë shpenzimet e udhëtimit në vlerë të një bilete kthyese për transport publik - klasi ekonomik;
§ Vërtetim nga organizatori se kërkuesi shkencorë vendor ka marrë pjesë në tubimin shkencorë ndërkombëtarë;
§ vërtetim për shumën e tarifës për regjistrim dhe dëshminë e pagesës;
§ abstrakt i punimit shkencor ( linku nga punimi i publikuar );
§ Deklaratë për shfrytëzimin e të dhënave personale
5. Kërkuesi shkencor vendor është i detyruar të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar në përputhje me pikën 4 të këtij Konkursi. Dokumentacioni i pakompletuar dhe i dorëzuar pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohet;
6. Mjetet e ndara për pjesëmarrjen e kërkuesve shkencorë vendor në tubimet shkencore ndërkombëtare llogariten sipas shumës së tarifës për regjistrim , shumës së shpenzimeve të udhëtimit dhe mjeteve në dispozicion të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin vijues.
7. Hulumtuesi shkencorë vendor të cilët marrin pjesë në tubimet shkencore ndërkombëtare pajtohen :
- të regjistrohen (para se të parashtrohet fletëparaqitja ) në sistemin kombëtar E-CRIS.МК për veprimtari kërkimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut me profil aktiv dhe të azhurnuar
- të publikojnë punimin shkencor ( të printuar ose origjinal sipas rregullave të tubimit shkencor ndërkombëtar) para se të parashtrohet fletëparaqitja, në repozitoriumin e fakultetit amë/ institucionin shkencor/ universitet. Nëse institucioni nuk ka repozitorium, atëherë kërkuesit punimin mund ta publikojnë në ueb platformat tjera (ResearchGate etj) ose revista.
-Linku për E-CRIS.МК: https://cris.cobiss.net/e-cris/mk
8. Fletëparaqitjet dhe dokumentacioni i shënuara në pikën 4 të këtij Konkursi të dorëzohen deri më 31.10.2024,në adresën e mëposhtme ose në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS
Sektori i Shkencës dhe Inovacione
Bul. "Shën. Kirili dhe Metodi ”nr. 54
1000 Shkup
Informacionet më të hollësishme në lidhje me Konkursin mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kontakt personi: Ergin Baki, zyra numër 1401.
MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS