Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Konkurs për pranimin e nxënësve në konviktet publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025

Konkurs për pranimin e nxënësve në konviktet publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025

 

Në bazë të Nenit 27 të Ligjit për Standardin e Nxënësve („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 52/2005,117/2008, 17/2011,135/2011, 15/2013, 41/2014, 146/2015, 30/2016, 64/2018 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 20/2019, 248/2020 dhe 302/2020), Rregullores për mënyrën dhe procedurën e pranimit të nxënësve në konviktet publike („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 55/10, 49/11, 50/15, 59/16, dhe 41/17) dhe Rregullores për mënyrën e ushtrimit të së drejtës së akomodimit në konvikt për nxënësit në Akademinë Sportive nr.20-6066/1 të datës 22.03.2016, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

 

K O N K U R S

për pranimin e nxënësve në konviktet publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025

 

Në vitin shkollor 2024/2025, në konviktet publike për akomodim dhe ushqim do të pranohen nxënësit e shkollave të mesme, edhe atë:

 

KONVIKTI

KOMUNA

Numri i përgjithshëm i shtretërve

"Mirka Ginova"

Manastir

310

“Lazar Lazarevski”

Veles

221

“Branko Stanoeviq”

Gostivar

250

“Krste P. Misirkov”

Kavadar

100

“Prof. Mijalkoviq”

Kumanovë

120

“Mitko Penxhukliski”

Kratovë

33

"Boro Menkov"

Kriva Pallankë

60

“Sh. Naum Ohridski”

Makedonski Brod

50

“Vanço Pitosheski”

Ohër

120

“Koço Racin”

Sveti Nikollë

106

“Dimitar Vllahov”

Strumicë

96

“Braqa Milladinovci”

Strugë

140

“Zdravlo Cvetkovski”

Shkup

405

“D-r Pançe Karagjozov”

Shkup

103

“Sh. Naum Ohridski”

Shkup

36

“Dimitar Vllahov” ЗРО

Shkup

60

“Partenija Zografski”

Shkup

220

“Iskra”

Shtip

70

 

Përparësi gjatë pranimit në konviktet publike do të kenë nxënësit e regjistruar në vitin e I, II, III ose IV në Shkollën e Mesme Shtetërore Akademia Sportive në Shkup dhe paralelet e kësaj shkolle të shpërndara në qytetet tjera të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

I. KUSHTET PËR PRANIM

Të drejtën e pranimit në konviktet publike e kanë nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet në vazhdim:

1. Të jenë të regjistruar si nxënës të rregullt në arsimin e mesëm për vitin shkollor 2024/2025

2. Të jenë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

3. Të jenë të regjistruar në planin dhe programin mësimor të cilët nuk janë të përfaqësuara; në komunën/rajonin gjegjësisht, Qytetin e Shkupit ku nxënësi ka vendbanim të përhershëm;

4. Shkolla në të cilën është regjistruar nxënësi të jetë së paku 25 km larg vendbanimit të përhershëm dhe të ketë transport publik të organizuar;

5. Shkolla në të cilën është regjistruar nxënësi të jetë të paktën 10 km larg vendbanimit të përhershëm dhe nuk ka transport publik të organizuar.

 

I. 1. Të drejtën e pranimit në konviktet publike e kanë nxënësit të regjistruar në Akademinë Sportive në Shkup, të cilët i plotësojnë kushtet në vijim:

1. Të jenë të regjistruar si nxënës të rregullt në Akademinë Sportive në Shkup në vitin shkollor 2024/2025;

2. Të jenë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

3. Të jenë me vendbanim të ndryshëm nga vendi ku ndodhet Akademia Sportive edhe nëse në komunën/rajonin ku banon nxënësi nuk realizohet plan mësimor për sport për të cilat nxënësit është i/e regjistruar.

 

I. 2. Nxënësit të cilët kanë vendbanim të ndryshëm nga vendi ku ndodhet Akademia Sportive dhe nëse në vendin ku banon nxënësi nuk realizohet plani mësimor për sport për të cilat nxënësi është i/e regjistruar mund të konkurrojnë nëse:

- nxënësi ka nevojë për stërvitje në sportin e zgjedhur, për të cilin dorëzon vërtetim nga akademia sportive në të cilën është regjistruar;

- nxënësi është anëtar i ekipit nacional sportiv në sportin e zgjedhur për të cilin dorëzon vërtetim nga ekipi nacional sportiv në të cilin është anëtar dhe/ose;

- prindi, gjegjësisht kujdestari gjatë shkollimit të nxënësit ka ndërruar vendbanimin gjegjësisht, vendqëndrimin, për të cilin dorëzon dëshmi përkatëse nga organi kompetent i administratës.

 

II. MËNYRA DHE AFATI I KONKURRIMIT

Nxënësıt të cilët aplikojnë për Konkursin duhet të plotësojnë aplikim elektronik në internet portalin http://e-uslugi.mon.gov.mk ose drejtpërdrejtë të dorëzojnë aplikimin në formë letre deri te konvikti.

 

Afati i regjistrimit i nxënësve të regjistruar në vitin I, II, III dhe IV fillon më 25.06.2024 dhe zgjat deri më 10.07.2024.

 

Nxënësit me nevoja të veçanta arsimore të cilët akomodohen në konviktet “Iskra,, Shtip, “Partenija Zografski,, Shkup, “Dimitar Vllahov,, Shkup dhe “Sh. Naum Ohridski,, Shkup, nuk plotësojnë aplikim elektronik dhe dokumentacionin e dorëzojnë në konvikitin e nxënësve në të cilin kanë apikuar për akomodim nga data 01.07.2024 deri më 10.07.2024.

 

Pas publikimit të listave me nxënësit e reanguar sipas konvikteve, nxënësit kanë të drejtën e parashtrimit të kundërshtim në afat prej 3 ditëve i cili dorëzohet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

 

Nëse kapacitetet akomoduese në konvikt të caktuar mbeten të paplotësuara, aplikimi elektronik do të jetë aktiv nga data 15.08.2024 deri sa të ketë vende të lira, për të cilat

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në ueb faqen e saj vazhdimisht do të publikojë listat e nxënësve të pranuar në konvikte.

 

Ministria e ruan të drejtën t’i ndryshojë afatet e lartshënuara në rast të vazhdimit të gjendjes të jashtëzakonshme ose shtyerjes së afateve të tjera kyçe nga të cilat varet konkurrimi në Konkursi. Të gjitha ndryshimet do të publikohen në ueb faqen e Ministrisë.

 

III. DOKUMENTET E NEVOJSHME

1. Kërkesë për akomodim në konvikt

2. Vërtetim nga shkolla e mesme se është nxënës i/e rregullt

3. Kopje të dëftesave për arsimin e përfunduar nga vitet e mëparshme shkollore (nxënësit të cilët regjistrohen për herë të parë në arsimin e mesëm të obliguar, dorëzojnë kopje të dëftesave për klasën e VI, VII, VIII и IX)

4. Deklaratë nga prindi-kujdestari i nxënësit për numrin e anëtarëve të familjes

5. Vërtetime për të gjitha të ardhurat e realizuara të anëtarëve të familjes(vërtetim për pagesën e fundit të neto pagës mujore, çekun e fundit të pensionit ose Aktvendim për realizimin e të drejtës për shfrytëzimin e ndihmës sociale), certifikatë për prindin e vdekur, nëse prindërit janë të papunë të dorëzojnë vërtetim nga Agjencia për Punësim nga Komuna kompetente, vërtetim për vëlla/motër(nëse është nxënës/student dorëzohet vërtetim nga shkolla/fakulteti, nëqoftëse janë të punësuar dorëzohet vërtetim nga Agjencia për Punësim nga Komuna kompetente, për moshën parashkollore dorëzohet kopje nga certifikata e lindjes.

6. Vërtetim mjekësor nga mjeku am për gjendjen shëndetësore të nxënësit

7. Deklaratë nga prindi-kujdestari i/e nxënësit se ai/ajo do të mbulojë plotësisht shpenzimet për çdo dëm të shkaktuar nga nxënësi, dhe

8. Kopje nga certifikata për nënshtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

III.1

Për nxënësit e rregullt të regjistruar në Akademinë Sportive:

1. Kërkesë për akomodim në konvikt për nxënës;

2. Vërtetim nga Akademia Sportive se është nxënës i rregullt (për nxënësit nga viti i dytë, i tretë dhe i katërt nga arsimi i mesëm, ndërsa nxënësit të cilët regjistrohen për herë të parë në Akademinë Sportive, këtë vërtetim do ta dorëzojnë pas regjistrimit në Akademinë Sportive)

3. Deklaratë nga prindi-kujdestari i/e nxënësit se ai/ajo do të mbulojë plotësisht shpenzimet për çdo dëm të shkaktuar nga nxënësi, dhe

4. Dëshmi për nënshtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Nxënësit e regjistruar në Akademinë Sportive në Shkup të cilët konkurrojnë në përputhje me pikat I.2 nga ky konkurs në mënyrë plotësuese dorëzojnë:

1. Vërtetim nga Akademia Sportive se nxënësi ka nevojë për stërvitje në sportin e zgjedhur

2. Vërtetim nga ekipi nacional sportiv se nxënësi është anëtar, dhe/ose

 3. Dëshmi nga organi përkatës së prindi, gjegjësisht kujdestari gjatë shkollimit të nxënësit ka ndërruar vendbanimin gjegjësisht, vendqëndrimin.

 

Dokumentet-formularët e nevojshme për pjesëmarrje në Konkursin, kandidatët mund t’i marrin në konviktet publike dhe në ueb faqen zyrtare www.mon.gov.mk ku është shpallur Konkursi.

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës përmes detyrës zyrtare, siguron të dhëna për nënshtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.

 

IV. MËNYRA DHE PROCEDURA PËR PRANIM

Mënyra dhe procedura e pranimit të nxënësve në konviktet publike, si dhe kushtet e akomodimit dhe ushqimit janë të rregullohen në pajtim me Ligjin për Standardin e Nxënësve dhe Rregulloren për mënyrën dhe procedurën e pranimit të nxënësve në konviktet publike.

 

Komisioni nga neni 10 paragrafit 2 të rregullores së lartshënuar është i obliguar që të:

- e kontrollon dokumentacionin e dorëzuar

- përcakton listën e nxënësve të pranuar në konvikte;

- shqyrton ankesat

- përcakton listë përfundimtare të nxënësve të pranuar në konvikte

- përcakton nëse planet - programet mësimore në të cilat është regjistruar nxënësi-kandidati mësohen në komunë, përkatësisht në rajonin prej nga vjen nxënësi-kandidati (me përjashtim të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore);

- për nxënësit e regjistruar në Akademinë Sportivetë kontrollojë nëse në Komunën gjegjësisht rajonin në të cilën banon nxënësi nuk është realizuar plani mësimor për sportet për të cilat është regjistruar nxënësi.

 -Komisioni përgatit listën e nxënësve të pranuar në bazë të renditjes së kandidatëve të aplikuar me pikë të llogaritura saktë (me përjashtim të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore dhe nxënësve të Akademisë Sportive), me numrin maksimal të pikëve 100. nga të cilat kandidati mund të arrijë maksimumin 40 pikë për suksesin e përgjithshëm të arritur, të deklaruar në dëftesat e viteve të kaluara shkollore (për nxënësit nga viti I merret suksesi i arritur nga klasa VI, VII, VIII dhe IX),deri në 25 pikë për distancën nga vendbanimi deri në vendin e shkollimit, deri në 10 pikë për sjelljen shembullore të kandidatit nga vitet e mëparshme shkollore, deri në 25 pikë për të ardhurat e realizuara nga familja e ngushtë të kandidatit (pagesa e fundit për pagën mujore, pensioni ose ndihma sociale e prindërve-kujdestarë të kandidatit dhe të ngjashme, në raport me pagesën mesatare të neto pagës mujore për punonjës në Republikën e Maqedonisë së Veriut për tre muajt e fundit të përcaktuar nga Enti Shtetëror i Statistikës);gjatë përgatitjes së renditjes, nuk shënohen nxënësit me nevoja të veçanta të cilët aplikojnë për akomodim në konvikte për fëmijë me nevoja të veçanta, si dhe nxënësit nga Akademia Sportive, sepse të njëjtit kanë përparësi gjatë akomodimit.

- përgatiti dhe i dorëzoi deri te Ministri listën përfundimtare të nxënësve të pranuar

 

Lista e nxënësve të pranuar do të publikohet në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, si dhe në tabelën e shpalljeve në konvikt, më së voni deri më 19.07.2024. Nxënësit të cilët do të pranohen për akomodim dhe ushqim në konvikt, ata vetë do të mbulojnë shpenzimet e transportit nga-në vendbanimin e tyre të përhershëm.

 

Nëqoftëse vendet e parapara nga viti i II, viti i III, ose viti i IV-të nuk plotësohen me nxënës të vitit përkatës, ato mund të plotësohen me nxënës nga viti I nëse i plotësojnë kushtet e këtij Konkursi dhe anasjelltas, nëse vendet e parapara nga viti i I nuk mbushen me nxënës, mund të plotësohen me nxënës nga viti II, viti III ose viti IV nëse plotësojnë kushtet e këtij Konkursi.

 

Nëqoftëse nuk plotësohen vendet e lira në konviktet publike edhe për arsye ekonomike, Konkursi mbetet i hapur për plotësimin e vendeve të lira me nxënës në përputhje me Rregulloren për mënyrën dhe procedurën e pranimit të nxënësve në konviktet shtetërore („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 89/13 dhe 98/13).

Akomodimi i nxënësve të pranuar fillon nga 31.08.2024.

 

Dokumentet e nevojshme:
-Kërkesë
-Deklaratë për numrin e anëtarëve të familjes
-Deklaratë për shlyerjen e shpenzimeve

-Deklaratë për pëlqim

 

 

Ministri i Arsimit dhe Shkencës

       Doc. Dr. Jeton Shaqiri

[ Wednesday, March 27, 2024 ] [ 1 ]

 

Konkursi


11/22/2024

11/11/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar