Ambasada e Republikës së Sllovakisë në Shkup njofton për thirrjen për të aplikuar për kandidatët nga RV.e Maqedonisë për bursa të Qeverisë së Republikës Sllovake (Slovak Republic Government Scholarship), për studime universitare dhe magjistraturë në fusha të caktuara të arsimit (në bashkëngjitje ) për vitin akademik 2024/2025.
Informacione më të hollësishme në lidhje me kushtet financiare për këto bursa mund të gjenden në:https://www.minedu.sk/scholarships-of-the-government-of-the-slovak-republic/ .
Kushtet bazë për marrjen e bursës shtetërore janë:
1) nominim nga Ministria e Punëve të Jashtme/Ministria e Arsimit e vendit amë/Ambasada e Republikës Sllovake në Shkup,
2) suksesi i arritur gjatë arsimit të mesëm ose studimeve universitare,
3) fusha e zgjedhur e studimit
Udhëzimet e aplikimit mund të gjenden në faqen e internetit: www.vladnestipendia.sk / www.vladnestipendia.sk/en/ .
Aplikimet duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike, në periudhën prej 25 mars deri më 30 maj 2024..
Për mbështetje teknike mund të kontaktoni drejtpërdrejt:
helpdesk@studyabroad.sk ose ne tel. Numri: +421 907 551 404.
Aplikimet e kandidatëve që nuk plotësojnë kushtet e lartëshënuara nuk do të shqyrtohen nga paneli seleksionues. Dokumentet origjinale të dorëzuara në mënyrë elektronike do të sillen dhe do të dorëzohen nga aplikanti i pranuar në Sektorin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Ministrisë së Arsimit, Kërkimit, Zhvillimit dhe Rinisë së Republikës Sllovake pas mbërritjes së tij/saj në Republikën Sllovake.
Kusht për dhënien e bursës qeveritare për kohëzgjatjen standarde të studimeve të arsimit të lartë është njohja e gjuhës sllovake në nivelin e kërkuar dhe pranimi për të studiuar në fushën e zgjedhur në universitet shtetërore në Republikën Sllovake. Për mësim më të mirë të gjuhës sllovake, aplikantët për bursa qeveritare kanë mundësinë t`i nënshtrohen trajnimit gjuhësor dhe profesional në gjuhën sllovake dhe lëndët profesionale me fokus në përmirësimin e aftësive të komunikimit të nevojshme për zotërimin e studimeve universitare në gjuhën sllovake Trajnimi është pa pagesë për aplikantët e përzgjedhur dhe do të organizohet nga Universiteti “Matej Bell” në Banska Bistrica, në periudhën prej 2 shtatori 2024 deri më 30 qershor 2025..
E-mail: studentski.stipendii@mon.gov.mk
Bashkëngjitje: Fushat e studimit për kandidatët nga R.V. e Maqedonisë