Popullarizimi i poezisë si formë letrare dhe shprehje më e lartë gjuhësore është një nga qëllimet drejt të cilit janë drejtuar përpjekjet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në periudhën aktuale. Duke i pranuar të rinjtë për të lexuar dhe krijuar vepra letrare personale, nxitet imagjinata e tyre, por edhe krijimtaria si karakteristikë bazë që kontribuon në rezultate pozitive dhe prosperitet personal..
Sot është Dita Botërore e Poezisë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall rezultatet e konkursit të dedikuar për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme për përzgjedhjen e poezisë më të mirë, i cili u publikua muajin e kaluar në bashkëpunim me festivalin e poezisë “Mbrëmjet Strugane të poezisë ”, dhe pikërisht me rastin e shënimit të kësaj dite.
MASH dhe festivali i poezisë "Mbrëmjet Strugane të poezisë" shprehin mirënjohjen për të gjithë pjesëmarrësit në gara dhe i urojmë fituesit.. Numri i veprave personale të dorëzuara tregoi se ka një interesim të madh tek të rinjtë për të krijuar, gjegjësishtë për t`u shprehur përmes kësaj forme letrare.
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Botërore të Poezisë, gjatë këtij muaji gjatë mësimit të gjuhës amtare në shkolla u mbajt një orë e veçantë kushtuar festës së poezisë, gjatë së cilës nxënësit u njohën më hollësishtë me një nga artet më fisnike dhe madhështore të fjalës së shkruar.Para të rinjve u prezantuan shembuj nga poetët më të njohur botërorë dhe vendas, si dhe rëndësia e "Mbrëmjeve strugane të poezisë" si një nga festivalet më të rëndësishme të poezisë botërore, si dhe u lexuan vargje nga fituesit e sivjetshëm të "Kurorës së Artë" dhe "Urat e Strugës" si mirënjohjet më të larta që ndahen në këtë festival.