Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Ditë-informative për Programin COST (Cooperation in Science and Technology in Europe) në Fakultetin e Makinerisë në Shkup

Ditë-informative për Programin COST (Cooperation in Science and Technology in Europe) në Fakultetin e Makinerisë në Shkup

 

Ditë-informative për Programin COST (Cooperation in Science and Technology in Europe) në Fakultetin e Makinerisë në Shkup

 

 

Më 13.03.2024 në Fakultetin e Makinerisë pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, kuadrit mësimdhënës nga Fakulteti i Makinerisë i’u prezantua Programi COST (Cooperation in Science and Technology in Europe).

Moderator i kësaj ngjarje ishte prof. Dr. Igor Shesho, prodekan për shkencë dhe bashkëpunim ndërkombëtar, Aleksandar Tutnovski, Koordinator Nacional për Programin COST, ku prezantuan mënyrat dhe mundësitë për pjesëmarrje në këtë Program të BE-së për Shkencë dhe Teknologji.

Prof. Dr. Dushica Santa nga Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit, prof. Dr. Natalija Atanasova Pançevska nga Instituti i Biologjisë - FMN dhe Mr. Dejan Maxhukovski nga PК Pyjet e Maqedonisë prezantuan përfitimet dhe përvojat pozitive nga pjesëmarrja në Programin COST (Cooperation in Science and Technology in Europe).

Është mbajtur edhe takim pune me Prof. Dr. Zllatko Petreski, Dekanin e Fakultetit të Makinerisë, në të cilën prezantuesit ndanë përvojat dhe mundësitë të cilat i ofron ky Program i BE-së.

Të gjithë të interesuarit të cilët dëshirojnë në institucionin e tyre të prezentohet Programi COST (Cooperation in Science and Technology in Europe) mund të kontaktojnë Koordinatorin Nacional Aleksandar Tutnovski.

E-mail: aleksandar.tutnovski@mon.gov.mk

tel: 076 485 053

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar