Në bazë të Ligjit për mbështetje financiare të kategorive të rrezikuara sociale të qytetarëve (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 269/23), Ministri i Arsimit dhe Shkencës shpall
THIRRJE PUBLIKE
Për mbështetje financiare për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, familjet e të cilëve kanë të ardhura totale mujore prej neto pagave deri në 50.000 denarë.
Ftohen të gjithë nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të cilët i plotësojnë kushtet e mëposhtme dhe nuk kanë aplikuar në thirrjen e publikuar në dhjetor të vitit 2023 të aplikojnë në thirrjen publike për mbështetje financiare për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme:
Kushtet:
1. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
2. Të jenë nxënës të rregullt në arsimin fillor ose të mesëm
3. Të jenë nxënës, familjet e të cilëve kanë të ardhura totale mujore prej neto pagave deri në 50.000 denarë.
I. Mënyra e aplikimit
Kandidatët duhet të aplikojnë në shkollën ku nxënësi është i regjistruar. Gjatë aplikimit, kandidatët duhet të plotësojnë formularët për:
-arsimi fillor: Kërkesa e prindit/kujdestarit që paraqet kërkesën, Deklaratë nga prindi/kujdestari tjetër;
-arsimi i mesëm: Kërkesa e prindit/kujdestarit që paraqet kërkesën, Deklaratë nga prindi/kujdestari tjetër.
II. Dokumentet e nevojshme
1. Kopje e llogarisë së transaksionit të njërit prind/kujdestar që paraqet kërkesën
2. Vërtetim nga punëdhënësi për neto pagën e fundit të paguar të të dy prindërve/kujdestarëve
3. Deklaratë mbi vërtetësinë e të gjitha të dhënave dhe provave e nënshkruar nga prindi/kujdestari i parashtruesit.
Për personat të cilët nuk janë të punësuar:
- Vërtetim nga Agjensioni për Punësim në Republikën e Maqedonisë së Veriut ose Deklarata të të ardhurave nga të gjitha llogaritë e transaksionit në emër të prindërve/kujdestarëve për muajin paraprak, gjegjësisht deri në datën e aplikimit pas kësaj thirrjeje ose Vërtetimi/Vendimi për të drejtën e ndihmës minimale të garantuar.
Për fermerët individualë të regjistruar :
-deklarata nga të gjitha llogaritë e transaksionit në emër të prindërve/kujdestarëve për vitin 2023.
Nëse është fëmijë i prindit të vdekur:
- Certifikatë nga libri i të vdekurve dhe çeku i fundit i pensionit.
Nëse është fëmijë i prindërve të divorcuar:
- vërtetim-Vendim nga vendimi gjyqësor i formës së prerë (kërkuesi është prindi/kujdestari, i cili paraqet vetëm dokumentacionin e nevojshëm pas kësaj thirrjeje).
Nëse është fëmijë i prindit pensionist:
- dëshmi nga çeku i fundit i pensionit.
Për studentët që janë nga bashkimi jashtëmartesor:
- me çertifikatën e lindjes së fëmijës dorëzohet dëshmia përkatëse nga Qendra për Pun; Sociale. Në këtë rast parashtruesi i kërkesës është prindi/kujdestari dhe vetëm ai dorëzon dokumentacionin e nevojshëm pas kësaj thirrjeje.
Paralajmërim: Ministria e Arsimit dhe Shkencës sipas detyrës zyrtare ka të drejtë të kontrollojë besueshmërinë e të dhënave që shkollat do t`i dorëzojnë Ministrisë.
III. Afati i regjistrimit
Afati për aplikim është nga data 5 deri më 16 mars të vitit 2024.
IV. Informacione të tjera
Neni 8 i Ligjit për mbështetje financiare të grupit social të rrezikuar të qytetarëve vlen për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, familjet e të cilëve kanë të ardhura totale mujore prej neto paga deri në 50.000 denarë. Kështu që të gjitha transferat e tjera (p.sh. subvencionet, ndihmat sociale, shtesat e veçanta, shtesa për fëmijën e tretë etj.) nuk konsiderohen të ardhura neto mujore në bazë të pagës.
Për ata nxënës që nuk kanë marrë mbështetje financiare në thirrjen e mëparshme, dhe ndërkohë kanë plotësuar kushtet, Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikon thirrje publike çdo muaj, jo më vonë se dita e pestë e muajit.
Nëse studentët janë tashmë shfrytëzues të mbështetjes financiare për muajin dhjetor, janar dhe/ose shkurt, gjegjësisht kanë dorëzuar tashmë të gjithë dokumentacionin, nuk ka nevojë të dorëzojnë sërish dokumente, me përjashtim të rastit të ndryshimit të kushteve për shfrytëzimin e së drejtës për mbështetje financiare.
Në rast të ndryshimeve, ndodhja e të cilave ndikon në kushtet për fitimin ose shfrytëzimin e të drejtës për mbështetje financiare, si p.sh.: familjet kanë të ardhura totale mujore nga paga neto mbi 50.000 denarë, prindi/kujdestari që paraqet kërkesën për mbështetje financiare është i detyruar ta njofton shkollën në periudhën prej 15 deri më 20 mars të vitit 2024.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës kryen pagesat në baza mujore për nxënësit që i plotësojnë kushtet.