Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Thirrje publike për realizimin e mbështetjes financiare për studentët të cilët jetojnë jashtë vendit të studimit për vitin akademik 2023/24

Thirrje publike për realizimin e mbështetjes financiare për studentët të cilët jetojnë jashtë vendit të studimit për vitin akademik 2023/24

 

 

Në bazë të Ligjit për Mbëstetje  Financiare të Kategorive të Rrezikuara Sociale të Qytetarëve (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr.269/23 të datës 18.12.2023  ) për realizimin e mbështetjes  financiare të studentëve që jetojnë jasht vendit të studimit për vitin akademik 2023/24, Ministria e Arsimit dhe shkenca, shpall:

 

THIRRJE PUBLIKE

për realizimin e mbështetjes financiare për studentët të cilët  jetojnë jasht vendit të studimit për vitin akademik 2023/24

 

 

Ftohen të gjithë studentët të cilët nuk e kanë realizuar të drejtën e mbështetjes financiare ndërsa të cilët jetojnë jasht vendit të studimit dhe i plotësojnë kushtet në vazhdim të konkurojnë në thirjen publike

 

 

1. Të cilët  janë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

2. Të cilët kanë statusin e studentëve të rregullt;

3. Të cilët  janë  të regjistruar në universitetet shtetërore ;

4.Të cilët  banojnë jashtë vendit të studimit

 

 

 

I. Mënyra e aplikimit

 

Për të fituar mbështetje financiare, kandidatët duhet të aplikojnë në mënyrë  elektronike në linkun në vazhdim: https://e-uslugi.mon.gov.mk/.

Gjatë aplikimit, kandidatët duhet  t`i plotësojnë të dhënat në aplikimin për marrjen e mbështetjes financiare të studentëve të cilët  jetojnë jashtë vendit të studimit (nuk ka formular aplikimi, por aplikimi duhet të plotësohet drejtpërdrejt) si dhe të klikojnë deklaratën për dhënien e pëlqimit për përpunimin e të dhënave personale të studentit për mbështetjen financiare të studentëve të cilët jetojnë jashtë vendit të studimit.

 

Dhe të bashkëngjesin  dëshmitë në vazhdim:

 

1. Vërtetim për studentë  të rregullt në universitet shtetëror;

2. Certifikata e nënshtetësisë;

3. Letërnjoftim ose dokument tjetër identifikimi;

4. Llogaria rrjedhëse;

5. Dëshmi për vlerën e biletës mujore për transportin ndërqytetës nga vendbanimi në vendin e studimit.

  

 

II. Afati i aplikimit

 

Afati i aplikimit për studentët e rregullt zgjatë 7 ditë nga dita e shpalljes së thirrjes publike

 

III. Informacione  të tjera

 

Përfitimi i mbështetjes financiare për shfrytëzuesit është në shumën e biletës mujore për komunikacion ndërqytetës nga vendbanimi i studentit deri në vendin e studimit, në vlerë jo më pak se 600 denarë dhe jo më shumë se 1.200 denarë në muaj, për periudhë prej shtatë muajsh, duke filluar nga muaji dhjetor 2023.

 

 

Mjetet për mbështetjen financiare paguhen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin aktual, si shumë në të holla në llogaritë rrjedhëse të përfituesit të mbështetjes financiare.

 

Për studentët që nuk kanë aplikuar ose nuk i kanë plotësuar kushtet për të përfituar mbështetje financiare në thirrjet e mëparshme, Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikon thirrje çdo muaj, jo më vonë se dita e pestë e muajit, thirrje e cila zgjat shtatë ditë nga dita e shpalljes.

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, pas kontrollit të të dhënave dhe dëshmive brenda pesë ditëve pune nga dita e aplikimit të studentit për mbështetje financiare, do të përcaktojë statusin e kërkesës së pranuar ose të refuzuar për mbështetje financiare, në vetë aplikimin.

 

Studentit të cili i përcaktohet statusi i kërkesës së refuzuar në aplikimin euslugi.mon.gov.mk, ndërsa i cili konsideron se i plotëson kushtet për marrjen e mbështetjes financiare, mund të parashtrojë kundërshtim në Komisionin për vendimarrje në bazë të kundërshtimeve për mbështetje financiare për studentët në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në afat prej tetë ditësh nga dita e marrjes së statusit të kërkesës së refuzuar në email adresën në vazhdim prigovorprevoz@mon.gov.mk

 

Kundërshtimi duhet të përmbajë të dhëna për parashtruesin e kundërshtimin, edhe atë: emrin dhe mbiemrin, numrin e vetëm amë të qytetarit, postën elektronike, adresën e vendbanimit, universitetin në të cilin studenti studion, kontakt telefonin dhe numrin e identifikimit të marrë gjatë parashtrimit të aplikimit.

 

Për të gjitha pyetjet që kanë të bëjnë me aplikimin e përfituesve për mbështetje financiare për studentët, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ofron mbështetje përmes Sektorit të arsimit të lartë në kontaktin e mëposhtëm: studentskiprevoz @mon.gov.mk

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar