Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup u bë me kampus universitar bashkëkohor

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup u bë me kampus universitar bashkëkohor

 

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup u bë me kampus universitar bashkëkohor

 

 

Nga viti akademik 2023-2024, Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup është vendosur në kampus bashkëkohor universitar i cili gjendet  në hapësirën e ish-kazermës “Ilinden”, ku me vendim të Qeverisë një pjesë e objekteve me sipërfaqe prej 3300 metra katrorë i është ndarë këtij institucioni të arsimit të lartë, ndërsa nga buxheti shtetëror në mënyr shtesë janë  ndarë edhe 100 milionë denarë për përshtatjen dhe rikonstruimin  e hapsirave.

 

Sot në vizit në kampusin universitar ishin Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, të cilët personalisht u vërtetuan në kushtet dhe cilësinë e mësimdhënies e cila zhvillohet në kuadër të institucionit të arsimit të lartë.   

 

“Jemi dëshmitarë të asaj se sa është dallimi në mes kushteve aktuale dhe atyre në të cilat ka punuar universiteti në tetë vitet e fundit. Ky është universiteti shtetëror më i ri, vendosëm që të mbështesim zhvillimin e tij dhe shohim që “Nënë Tereza” tanimë  është institucion bashkëkohor i arsimit të lartë që jam i sigurt se do të vazhdojë të zhvillohet me shpejtësi në të ardhmen. Rritet Interesimi për të studiuar këtu, formohen fakultete të reja në përbërje, ku do të ketë investime të reja kapitale edhe këtë vit”, theksoi ministri Shaqiri, duke theksuar se infrastruktura luan rol të rëndësishëm në cilësinë e mësimit, por faktori më i rëndësishëm është kuadri mësimoro - shkencor.

 

Edhe  për kryeministrin Xhaferi, progresi i universitetit në vitet e kaluara është evident. Siç theksoi ai, ka marrë pjesë në themelimin e tij si deputet në Kuvend, dhe në vazhdimësi ka mbështetur vendimet për zhvillim dhe konsolidim, përmes formimit të njësive të reja.

 

“Më gëzon fakti që sipas të dhënave të paraqitura nga rektori dhe administrata e rektorit këtu në universitet, numri i studentëve po rritet nga viti në vit dhe kjo në vetvete flet për cilësinë e mësimdhënies. “Pse do të vinte dikush të studiojë këtu dhe pse do të rritet numri i studentëve çdo vit, nëse nuk bëhet fjalë për cilësi”, u shpreh Xhaferi.

 

Kryeministri potencoi  se Qeveria do të vazhdojë të jetë në dispozicion të administratës së rektorit për tejkalimin e  të gjitha sfidave që do të paraqiten  gjatë funksionimit të institucionit të arsimit të lartë.

 

Universiteti " Nënë Tereza" u themelua në vitin 2016. Ka 8 fakultete, ku mësimi zhvillohet në 3 gjuhë ndërsa aktivë 2500 studentë, mbi 100 profesorë e asistentë dhe 70 administratorë 

 

 

Lajme dhe Ngjarje


7/4/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar