Agjencia Kombëtare Polake për Shkëmbim Akademik – NAWA njofton se në vitin akadmeik 2024/2025, realizimi i bashkëpunimit bilateral ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë nga ana e Polonisë do të zbatohet në kuadër të “Programit të ri për shkëmbimin e studentëve dhe shkencëtarëve, si pjesë e bashkëpunimit bilateral–ofertë për studentët dhe shkencëtarët e huaj (Exchange Programme for students and scientists as part of the bilateral cooperation - offer for incoming students and scientists”).
Sipas anës polak në kuadër të Procesit të Berlinit, Agjencia Kombëtare Polake për Shkëmbime Akademike do të ndajë bursa për studiues dhe studentë maqedonas për vitin akademik 2024/25, në kohëzgjatje prej 20 muajsh në vit për praktikën kërkimoro-shkencore dhe studime një semestrale në universitetet dhe institucionet të cilët janë nën kompetencën e ministrit të Arsimit dhe Shkencës dhe Arsimit të Lartë të Republikës së Polonisë. Paga kap vlerën e 1800 PLN në muaj për studentët, 2500 PLN për studiuesit e doktoraturës dhe 3500 PLN për hulumtuesit me doktorat të shkencave.
Duke filluar nga viti akademik 2022/23 NAWA pranon edhe studentë Erasmus+, të cilët mund të kombinojnë bursën NAWA dhe bursën Erasmus+.
Gjithashtu, në shtojcë është oferta për studentët dhe hulumtuesit maqedonas në kuadër të Programit për shkëmbim të studentëve dhe studiuesve si pjesë të bashkëpunimit bilateral - Programi Zawacka NAWA. Si zakonisht, inkurajojmë studentët dhe hulumtuesit nga Republika e Maqedonisë së Veriut të marrin pjesë në programe të tjera të NAWA siç janë Ulam NAWA dhe Banach NAWA
Dokumentet e nevojshme për paraqitjen e kandidaturave, si dhe informacionet më të detajuara gjenden në:
https://nawa.gov.pl/en/students/foreign-students
Duhet marrë parasysh se procesi i mëtejshëm i aplikimit do të zhvillohet përmes sistemit NAWA ICT.
Fletëparaqitja së bashku me dokumentet e nevojshme duhet të dorëzohen në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut jo më vonë se 15 prill 2024.
Linku për regjistrim: https://programs.nawa.gov.pl/login
Personi kontaktues: Goce Vidanovski, Sektori për bashkëpunim ndërkombëtar dhe inovacione,
e-mail: goce.vidanovski@mon.gov.mk
Në shtojcë: