Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / BURSA PËR PJESËMARRJE NË KURSE VERORE TË GJUHËS DHE KULTURËS POLAKE NË KUADËR TË PROGRAMIT NAWA

BURSA PËR PJESËMARRJE NË KURSE VERORE TË GJUHËS DHE KULTURËS POLAKE NË KUADËR TË PROGRAMIT NAWA

 

 

Agjencia Kombëtare Polake për Shkëmbim Akademik - NAWA njofton  se do të sigurojë katër bursa për kandidatët e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024, për pjesëmarrje në kurse verore për student të cilët studiojnë Gjuhën dhe kulturën polake, në kuadër të Programit NAWA, të cilat  do të mbahen në Republikën e  Polonisë.

 

Kandidatët dokumentacionin në vazhdim duhet ta dorëzojnë në dy ekzemplar:

 

-        fletëaplikim të plotësuar

-        CV, biografi të shkurtër

-        diplomë për kryerjen e arsimit të lart;

-        për studentët: vërtetim se është student i rregullt në fakultet;

-        letër motivimi

Kurset mbahen në muajin korrik dhe gusht të vitit 2024 në kohëzgjatje prej 3 ose 4 javësh.

 

Bursa mbulon shkollimin, akomodimin dhe ushqimin në mensën për studentë, ndërsa shpenzimet e rrugës i mbulon vetë kandidati.

 

Dokumentacioni i pakompletuar dhe i dorëzuar jo në kohë nuk do të merret parasysh.

 

Universitetet me të cilat NAWA do të firmos marrëveshje për organizimin e kurseve verore, do të jenë përgjegjëse për regrutimin e pjesëmarrësve. Universitetet do të rekrutojnë pjesëmarrësit në bazë të udhëzimeve nga ana e NAWA-së dhe do t′i pranojnë ata pjesëmarrës të cilët janë të caktuar nga ana e NAWA në listën ,e vendeve të  garantuara. Rregullat e detajuara për rekrutim do të caktohen nga ana e vet universiteteve, ndërsa të gjitha informatat rrjedhëse në rast pyetjesh të  personave  të cilët nuk gjenden  në listën me vendet e garantuara mund të gjenden në linkun në vazhdim:

 https://nawa.gov.pl/en/the-polish-language/nawa-summer-courses

 

Kandidatët mund të regjistrohen më së voni deri më 25.02.2024 ora  15:00 në linkun në vazhdimhttps://programs.nawa.gov.pl/login

 

Kandidatët e regjistruar Fletëaplikimin së bashku me dokumentacionin e lartë shënuar në dy ekzemplar duhet ta dorëzojnë në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rr “ Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54, 1000 Shkup më së voni deri më 27.02.2024.

 

Intervista me kandidatët do të mbahet më 28.02.2024 në  ora 10:00   në hapësirat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, kati 14 zyra nr. 1410.

 

 
Back to top
Close Offcanvas Sidebar