Në bazë të nenit 45 paragrafit (6) të Ligjit për Arsimin Fillor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 161/19 dhe 229/20) dhe Rregullores për formën dhe përmbajtjen e formularit të aplikimit për mbulimin e shpenzimeve të regjistrimit dhe për pjesëmarrje në gara ndërkombëtare nga lëmia e Matematikës, Informatikës dhe Shkencave Natyrore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 49/20), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall,
THIRRJE PUBLIKE
për mbulimin e shpenzimeve për kotizim dhe pjesmarrjen në gara ndërkombëtare gjatë vitit 2024 nga fusha e Matematikës, Informatikës dhe Shkencave Natyrore
1. Kushtet për pjesëmarrje
Në Thirrjen Publike për mbulimin e shpenzimeve për kotizim dhe mënyrën e pjesëmarrjes në gara ndërkombëtare gjatë vitit 2024 në fushën e Matematikës, Informatikës dhe Shkencave Natyrore,mund të parashtrojnë kërkesë shoqatat e akredituara të mësimdhënësve për organizimin e garave për nxënës të Shkollave Fillore nga Ministria e Arsimit. dhe Shkencës.
Me garë ndërkombëtarë nënkuptohet gara në të cilin marrin pjesë nxënës nga të paktën dhjetë vende të ndryshme, ku dituritë krahasohen midis nxënësve nga shtete të ndryshme dhe bëhet rangimi i nxënësve më të mirë nga të gjitha vendet pjesëmarrëse në gara ndërkombëtare..
Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin 2024 do të mbulojë shpenzimet për pjesëmarrje (kotizim regjistrimi dhe udhëtimi) në garë ndërkombëtare në fushën e Matematikës, Informatikës dhe Shkencave Natyrore, për më së shumti gjashtë nxënës dhe maksimum tre mentorë, numri i të cilëve varet nga rregullat e organizatorëve të garës ndërkombëtare.
2. Mënyra, dokumentacioni i nevojshëm dhe afati i aplikimit
Shoqata e akredituar e mësimdhënësve deri te Ministria parashtron kërkesë me dokumentacionin e bashkëngjitur edhe atë:
- Aktvendim për akreditimin e shoqatës së mësimdhënësve për organizimin e garave në nivel komunal, rajonal dhe shtetëror,
- Njoftim për përzgjedhjen e realizuar të nxënësve që do të marrin pjesë në garë ndërkombëtare dhe të dhënat për ta,
- Njoftim për mentorët e nxënësve që do të marrin pjesë në garë ndërkombëtare dhe të dhënat për të njejtit,
- Njoftim nga organizatori i garave ndërkombëtare për vlerën e kotizimit së regjistrimit për pjesëmarrje në garë,
- Llogaritja e shumës së shpenzimeve të rrugës, dhe
- Dëshmi (konfirmim, ftesë, faqe interneti, etj.) për rregullat e organizatorëve të garave ndërkombëtare ku janë shënuar rregullat për pjesëmarrjen në garë ndërkombëtare, duke përfshirë të dhënat për numrin e pjesëmarrësve të secilit delegacion..
Kërkesa me dokumentet e bashkangjitura mund të dorëzohet çdo ditë pune në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (në Arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës) ose përmes postës në adresën në vazhdim: Bul. “Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54, 1000 Shkup, me shënimin "Thirrje publike për mbulimin e shpenzimeve të regjistrimit dhe udhëtimit për pjesëmarrje në garë ndërkombëtare gjatë vitit 2024 në fushën e Matematikës, Informatikës dhe Shkencave Natyrore", jo më së voni deri më datë 31.10.2024.