Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Në vend të lojërave politike nëpër shkolla, komuna e Tetovës të fokusohet në mësimdhënie cilësore

Në vend të lojërave politike nëpër shkolla, komuna e Tetovës të fokusohet në mësimdhënie cilësore

 

Në vend të lojërave politike nëpër shkolla, komuna e Tetovës të fokusohet në mësimdhënie cilësore

 

 

Kontrollet e Inspektoratit Shtetëror  të Arsimit mbi punën e shkollave fillore dhe të mesme në vend gjatë muajve të  fundit konfirmojnë se Tetova është komuna e cila menaxhon më së keqi kompetencat dhe detyrimet në fushën e arsimit. Kjo është rezultat i punës së pakujdesshme të kryetarit të komunës i cili në vend të cilësisë së mësimdhënies dhe interesave të nxënësve është fokusuar në lojërat politike të cilat i zbaton pikërisht përmes institucioneve arsimore.

 

Nga ana e inspektorëve të arsimit janë konstatuar parregullsi të shumta, sidomos gjatë  emërimeve të drejtorëve në shtatë shkolla fillore dhe të mesme komunale, për të cilat janë dhënë udhëzime dhe janë ngritur  procedura përkatëse.

 

Në tre shkolla fillore – „Istikball”,  „Gjerg Kastriot Skenderbeu” – Poroj dhe „Besa” në Reçicë të vogël janë emëruar drejtorë të cilët nuk i plotësojnë kushtet ligjore për kryerjen e detyrës. Dy prej tyre („Istikball” dhe „Besa”) janë emëruar pa zbatimin e shpalljes për përzgjedhjen e drejtorit, poashtu sikurse në Gjimnazin „7 Marsi”.

 

Në shkollën e mesme “8 Shtatori” nuk është publikuar shpallje për zgjedhjen e drejtorit tre muaj para përfundimit  të mandatit të drejtorit aktual të shkollës, siç e përcakton  ligji, ndërsa në Gjimnazin “Kiril Pejçinoviq “ drejtori është shkarkuar në mënyrë të kundërligjshme dhe nuk është vepruar sipas udhëzimeve nga procesverbali i inspektorëve të arsimit gjatë  konstatimit të shkeljes, e cila është konstatuar gjatë mbikëqyrjes së kontrollit.

 

Rasti më i ri i parregullsisë së konstatuar është tentimi i drejtorit të SHF „Liria” për bartjen e punonjësve  nga institucionet tjera me deklarat të rreme, ku janë të njoftuar organet dhe institucionet kompetente për veprime të mëtejshme.

 

Ligjet vlejnë njësoj  për të gjithë dhe patjetër duhet  respektohen.  Udhëheqësia e Komunës së Tetovës është e vetëdijshëm për shkeljet që i ka bërë ndërsa  përpjekjet janë të kota për t`i dhënë kontekst politik reagimeve të institucioneve dhe një  pjesë të madhe të qytetarëve të Tetovës. Askush nuk është mbi ligjin dhe për mosbesimin e tij duhet të jetë i njoftuar  se bartë  përgjegjësi dhe pasoja.

 

Lajme dhe Ngjarje


11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar