Në bazë të nenit 55 paragrafit 1 të Ligjit për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11 11 dhe Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 96/19 dhe 110/19), neni 49 paragrafi 2 në (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 15/13, 120/13, 41/14, 146/15, 30/16, 178/16, 64/18 dhe 20/19) dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 124/19, 248/20 dhe 302/20), dhe Rregullorja për llojin e bursave studentore dhe mënyrën e ndarjes së bursave studentore për studentët që studiojnë jashtë vendit ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 220/16 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr.48/21), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall
KONKURS
PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDIME AKADEMIKE TË CIKLIT TË PARË JASHTË VENDIT PËR VITIN AKADEMIK 2024/2025
Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2024/2025 do të ndajë bursa për studime deridiplomike të ciklit të parë në vitin e parë në njërin nga dhjetë universitetet e ranguara nga të gjitha fushat, gjeegjësisht bursa për studime deridiplomike të ciklit të parë në vitin e parë nga fusha e shkencave teknikë, arkitetkturë, ndërtimtari, matematikë, të drejtë ndërkombëtare, ekonomi dhe financa, fizikë, biologji, kimi, shkencave të mjekësisë dhe gjenetikë në një nga njëqind universitetet më të ranguara, në përputhje me listën e shpallur të fundit të Qendrës për Universitete të Klasit Botëror në Universitetin Shanghai Jiao Tong.
I.KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS:
Të drejtë për bursë ka kadidati i cili i plotëson kushtet në vazhdim:
1. Të ketë përfunduar arsimin e mesëm përkatës, ndërsa deri në datën e aplikimit të ketë arritur sukses në arsimin e mesëm me notën mesatare 4.50 në të gjitha lëndët gjatë arsimit të mesëm, ndërsa nëse mëson arsimin e mesëm jashtë vendit, të realizojnë sukses mesatar ekuivalent notë mesatare 5.00 në të gjitha lëndët gjatë arsimit të mesëm;
2. Të jetë pranuar në studime deridiplomike të ciklit të parë për herë të parë në vitin e parë të vitit akademik 2024/2025 në një nga dhjetë universitetet më të ranguara nga të gjitha fushat, gjegjësisht në një nga njëqind universitetet më të ranguara nga fusha e shkencave teknikë, arkitetkturë, ndërtimtari, matematik, të drejtë ndërkombëtare, ekonomi dhe financa, fizikë, biologji, kimi, shkencave të mjekësisë dhe gjenetikë në një nga njëqind universitetet më të mira, në përputhje me listën e shpallur të fundit të Qendrës për Universitete të Klasit Botëror në Universitetin Shanghai Jiao Tong.
3. Të ketë dëshmi të njohurive aktive të gjuhës në të cilën realizohet mësimi,
4. Të mos jetë shfrytëzues i bursës nga ofrues tjetër,
5. Të jetë nënshtetas i Republikës së Maqedonisë.
6.Të mos i jetë ndar bursë më parë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për studime jashtë vendit, pavarsishtë nëse të njejtën e ka shfrytëzuar, pjesërisht ose nuk e ka shfrytëzuar.
II. DOKUMENTET E NEVOJSHME:
• Dëftesë për përfundimin e vitit të I, II, III dhe IV të arsimit të mesëm dhe/ose vërtetim për regjistrimin e vitit të IV, ndërsa diplomën për përfundimin e arsimit të mesëm dhe suksesin e arritur, në mënyrë shtesë duhet të dorëzojë gjatë nënshrkimit të marrëveshjes (të vërtetuar në noter)
• Nëse kandidati i cili aplikon për bursë, arsimin e mesëm e ka përfunduar jashtë vendit duhet të dorëzojë dëshmi për nostrifikimin e kryer nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës,
• Vërtetim nga institucioni i arsimit të lartë se kandidati është pranuar për herë të parë në vitin e parë të studimeve të ciklit të parë në vitin akademik 2024/2025: prej kur fillon semestri, sa semestra kanë zgjatur studimet dhe lartësia (çmimi) e regjistrimit,
• Certifikatë –vërtetim për njohjen aktive të gjuhës (TOEFL, IELTS, DELFT ose ekuivalenca e tyre për fushën përkatëse gjuhësore), përveç për kandidatët të cilët një pjesë të arsimit të mesëm kanë përfunduar në gjuhën në të cilën realizohet mësimi.
• deklaratë të nënshkruar nën përgjegjësinë morale dhe penale, se kandidati nuk është përfitues i bursës për studime deridiplomike të ciklit të parë nga ofruesit e tjerë (të vërtetuar në noter)
• Letër motivuese;
• Kambial në formën e një akti noterial si mjet për sigurimin e mjeteve të paguara;
• Certifikata e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë
Dokumentet e lëshuara nga institucionet e vendeve të tjera duhet të përkthehen në gjuhën maqedonase nga përkthyesi përkatës i autorizuar gjygjësor.
Dokumentet e nevojshme për ndarjen e bursave për studimet deridiplomike të ciklit të parë mund të dorëzohen në origjinal ose kopje të noterizuara.
Certifikatën e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht e siguron nga organet publik kompetent, konform nenit 49 paragrafit 7 të Ligjit për Standardin e Studentëve.
III.LARTËSIA E BURSËS:
Përfituesit të bursës i kompensohen shpenzimet për regjistrim me vlerë deri në 40.000 dollarë amerikanë në vit, të paguara me valutën përkatëse sipas kursit mesatar të Bankës Popullore të Maqedonisë të Veriut në ditën e publikimit të këtij konkursi, një biletë avioni në fillim të studimeve, një bilet avioni pas përfundimit të studimeve apo një biletë avioni kthyese, ndërsa vlera mujore bëhet në përputhje me Aktvendimin për përcaktimin e mënyrës së llogaritjes së shpenzimeve për bursë mujore për studentët që studiojnë jashtë vendit për vitin akademik 2024/2025 në ciklin e parë të studimeve (bazuar në Listën e Indekseve për shitjet me pakicë për shpenzimet e jetesës, e cila është publikuar nga autoritetet kompetente të Organizatës së Kombeve të Bashkuara).
Çdo shumë mbi shumën e lartpërmendur për regjistrim është barrë e studentit.
IV. OBLIGIMET E KANDIDATIT TË ZGJEDHUR
1. Kandidati i përzgjedhur me marrëveshje obligohet nëse ai e fiton bursën, për çdo vit të studimeve jashtë shtetit do të punojë dy vjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pas përfundimit të studimeve dhe kthimit të kandidatit në Republikën e Maqedonisë së veriut është i obliguar gjashtë muaj të jetë në dispozicion për punësim në organet e administratës shtetërore si dhe në institucionet shtetërore të arsimit të lartë dhe institucionet shkencore ku pozita e tij e punës do të jetë e përkatëse me llojin dhe nivelin e kualifikimeve të tij arsimore. Nëse gjatë periudhës prej gjashtë muajsh kandidatit nuk i ofrohet punësim përkatës në organet e administratës shtetërore, në institucionet shtetërore të arsimit të lartë dhe institucionet shkencore, ai mund të kërkojë punësim në sektorin privat në Republikën e Maqedonisë së veriut. Nëqoftëse gjatë periudhës gjashtë mujore kandidatit nuk i ofrohet punsim përkatës në organet e administratës shtetërore nuk i ndërpritet obligimi për punë në Republikës e Maqedonisë së Veriut për çdo vit të kaluar në studime jasht vendit
2. Kandidati do të lirohet nga obligimi për t’u kthyer në Republikën e Maqedonisë së Veriut pas përfundimit të studimeve, nëse brenda tre muajve nga diplomimi punësohet në kompaninë Fortune top 500 lista jashtë vendit. Në raste të tilla, ai mund të qëndrojnë jashtë vendit për një periudhë maksimale prej tre vitesh për të fituar përvojë korporative ndërkombëtare, pas së cilës është i obliguar të kthehet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të përmbush obligimin e përcaktuar në pikën 1.
3.
Në rast se kandidati vendos pas përfundimit të studimeve, të mos kthehet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe nuk përmbush obligimin nga pika 1, është e nevojshme t’i kthehej të gjitha mjetet e paguara të ndara për bursë në vlerë prej dhjetëfish më shumë se vlera e bursës, më së voni brenda një viti nga përfundimi i studimeve.
V. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT
Afati për aplikimin e kandidatit për shfrytëzimin e bursës akademike për studimet e ciklit të parë jashtë vendit është më së voni 13.09.2024.
Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet nga konkursi plotësojnë fletaplikim elektronik dhe ja bashkangjesin dokumentacionin përkatës https://e-uslugi.mon.gov.mk/ nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në formë elektronike plotësojnë fletëparaqitje në formë të letrës dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshën sipas konkursit në Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës rr. "Shën . Kirili dhe Metodi "nr. 54, 1000 Shkup.
Dokumentet e pakompletuara dhe dokumentet e dorëzuara pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohen.
Informatat për kushtet dhe kriteret në bazë të së cilave mund të ndahen bursat mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.