Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Bursa për pjesëmarrje në shkolla verore të gjuhës çeke (2 bursa në Pëlzen dhe 2 bursa në Bërno, Republika e Çekisë)

Bursa për pjesëmarrje në shkolla verore të gjuhës çeke (2 bursa në Pëlzen dhe 2 bursa në Bërno, Republika e Çekisë)

 

Bursa për pjesëmarrje në shkolla verore të gjuhës çeke (2 bursa në Pëlzen dhe 2 bursa në Bërno, Republika e Çekisë)

 

  

Ambasada e Republikës së Çekisë në Shkup njofton se Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Çekisë ofron katër bursa për kandidatët nga Republika e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024  për pjesëmarrje në shkolla verore të gjuhës çeke në kuadër të projektit për studime sllave, të cilat tradicionalisht mbahen në Pëlzen ( 2 vende), prej 06 deri 26 korrik 2024 dhe Bërno ( 2 vende) prej 20 korrik  deri 17 gusht 2024.

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin në vazhdim në dy ekzemplar:

- Formular të plotësuar për pjesëmarrje në shkollë verore;

- CV, biografi të shkurtër;

- Diplomë për përfundimin e arsimit të lartë;

- Për studentët: vërtetim se është studentë i rregullt në fakultet;

- Letër motivuese  

Bursa mbulon pagesën për shkollim, akomodimin dhe ushqimin në kantinën e studentëve, ndërsa shpenzimet e udhëtimit i mbulohen vetë pjesëmarrësi.

Dokumentacioni i pa kompletuara dhe i dorëzuara pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohet.

Fletëparaqitja, fletaplikimi për praqitje dhe informacionet e nevojshme gjenden në http://www.msmt.cz/eu-and-international-affairs/summer-schools-of-slavonic-studies?lang=2.

 

Kandidatët mund të aplikojnë edhe jashtë konkursit me financimin e tyre.

 

Informatat  më të hollësishme si dhe Fletëaplikimet gjenden në ueb faqen: http://www.mzv.cz/skopje

Fletëaplikimi së bashku me dokumentacionin e nevojshëm në dy ekzemplarë duhet të dorëzohet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Sektori për shkencë dhe inovacione, rr. “Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54, 1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut më së voni deri më 06.03.2024. 

Intervista me kandidatët do të mbahet më 08.03.2024 në ora 10:00 në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, kati i 14, zyra 1410.  

Kontakt personi: Goce Vidanovski, Sektori për shkencë dhe inovacione,

E-mail: goce.vidanovski@mon.gov.mk

 

Lajme dhe Ngjarje


8/30/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar