Në bazë të Ligjit për Mbështetje Financiare të Kategorive të Rrezikuara Sociale të Qytetarëve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 269/23), ministri i Arsimit dhe Shkencës shpall
THIRRJE PUBLIKE
Për mbështetje financiare për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, familjet e të cilëve kanë të ardhura të përgjithshme mujore prej pagave neto deri në 50.000 denarë
Ftohen të gjithë nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të cilët i plotësojnë kushtet e mëposhtme dhe nuk kanë aplikuar në thirrjen e publikuar në dhjetor të vitit 2023 të aplikojnë në thirrjen publike për mbështetje financiare për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme:
Kushtet:
1. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
2. Të jenë nxënës të rregullt në arsimin fillor ose të mesëm
3. Të jenë nxënës, familjet e të cilëve kanë të ardhura të përgjithshme mujore prej pagave neto deri në 50.000 denarë.
I. Mënyra e aplikimit
Kandidatët duhet të aplikojnë në shkollën ku nxënësi është i regjistruar. Gjatë aplikimit, kandidatët duhet të plotësojnë formularët për:
-arsimi fillor: Kërkesa e prindit/kujdestarit parashtrues i kërkesës, Deklaratë nga prindi/kujdestari tjetër;
-Arsimi i mesëm: Kërkesa e prindit/kujdestarit parashtrues i kërkesës, Deklaratë nga prindi/kujdestari tjetër.
II. Dokumentet e nevojshme
1. Kopje e llogarisë rrjedhëse të njërit prind/kujdestar që parashtron kërkesën
2. Vërtetim nga punëdhënësi për pagën neto të fundit të paguar të të dy prindërve/kujdestarëve
3. Për personat të cilët nuk janë në marrëdhënie pune, dëshmi:
Vërtetim nga Agjensioni për Punësim në Republikën e Maqedonisë së Veriut ose Certifikatë të të ardhurave nga të gjitha llogaritë rrjedhëse në emër të prindërve/kujdestarëve për muajin paraprak,
gjegjësisht deri në datën e aplikimit pas kësaj thirrjeje ose Vërtetim/Aktvendim për të drejtën e ndihmës minimale të garantuar.
4. Për bujqit individual të regjistruar dëshmi:
Certifikatë nga të gjitha llogaritë rrjedhëse në emër të prindërve/kujdestarëve për vitin 2023.
5. Nëse është fëmijë i prindit të vdekur, dëshmi:
Certifikatë nga libri i të vdekurve dhe çeku i fundit i pensionit.
6. Nëse është fëmijë i prindërve të divorcuar dëshmi:
Aktvendim nga aktgjykimi gjyqësor i plotfuqishëm (parashtrues është prindi/kujdestari, i cili vetëm ai dorëzon dokumentacionin e nevojshëm në këtë thirrje).
7. Nëse është fëmijë i prindit pensionist, dëshmi:
çeku i fundit i pensionit.
9. Deklaratë mbi vërtetësinë e të gjitha të dhënave dhe dëshmive të nënshkruar nga prindi/kujdestari parashtrues i kërkesës.
10. Për nxënësit të cilët janë nga bashkësia jashtëmartesore, me Certifikatë nga libri amë i të lindurve të fëmijës duhet të dorëzohet dëshmi përkatëse nga Qendra për Çështjet Sociale. Në këtë rast parashtrues i kërkesës është prindi/kujdestari dhe vetëm ai dorëzon dokumentacionin e nevojshëm në këtë thirrje.
Paralajmërim: Ministria e Arsimit dhe Shkencës sipas detyrës zyrtare ka të drejtë të kontrollojë besueshmërinë e të dhënave që shkollat do t`i dorëzojnë Ministrisë.
III. Afati i regjistrimit
Afati për aplikim është nga data 5 deri më 12 shkurt 2024.
IV. Informacione të tjera
Neni 8 i Ligjit për mbështetje financiare të grupit social të rrezikuar të qytetarëve vlen për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, familjet e të cilëve kanë të ardhura të përgjithme mujore prej pagës neto deri në 50.000 denarë. Kështu që të gjitha transferat e tjera (p.sh. subvencionet, ndihmat sociale, shtesat e veçanta, shtesa për fëmijën e tretë etj.) nuk konsiderohen të ardhura neto mujore në bazë të pagës.
Për nxënësit që nuk kanë fituar të drejtën e mbështetjes financiare në thirrjen e mëparshme, ndërsa njëkohësisht kanë plotësuar kushtet, Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikon thirrje publike çdo muaj, jo më vonë se dita e pestë e muajit.
Në rast të ndryshimeve, e cila ndikon në kushtet për fitimin ose shfrytëzimin e të drejtës për mbështetje financiare, si p.sh.: familjet kanë të ardhura të përgjithshme mujore nga paga neto mbi
50.000 denarë, prindi/kujdestari parashtrues i kërkesës për mbështetje financiare është i detyruar që për këtë ta njofton shkollën në periudhën prej 15 deri më 20 shkurt të vitit 2024.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës kryen pagesat në baza mujore për nxënësit që i plotësojnë kushtet.