Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / THIRRJE PUBLIKE për realizimin e mbështetjes financiare për studentët të cilët jetojnë jashtë vendit të studimit për vitin akademik 2023/24

THIRRJE PUBLIKE për realizimin e mbështetjes financiare për studentët të cilët jetojnë jashtë vendit të studimit për vitin akademik 2023/24

 

 

Në bazë të Ligjit për Mbëstetje  Financiare të Kategorive të Rrezikuara Sociale të Qytetarëve (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr.269/23 од 18.12.2023  ) për mbështetje  financiare të studentëve që jetojnë jashtë vendit të studimit për vitin akademik 2023/24, Ministria e Arsimit dhe shkencës shpall:

 

THIRRJE PUBLIKE

për realizimin e mbështetjes financiare për studentët të cilët  jetojnë jashtë vendit të studimit për vitin akademik 2023/24

 

 

Ftohen të gjithë studentët të cilët nuk e kanë realizuar të drejtën e mbështetjes financiare, ndërsa të cilët jetojnë jashtë vendit të studimit dhe i plotësojnë kushtet në vazhdim të paraqiten në thirrjen publike

 

 

1. Të cilët  janë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

2. Të cilët kanë statusin e studentëve të rregullt;

3. Të cilët  janë  të regjistruar në universitetet shtetërore ;

4.Të cilët  banojnë jashtë vendit të studimit

 

 

 

I. Mënyra e aplikimit

 

Për të fituar mbështetjenë financiare, kandidatët duhet të aplikojnë në mënyrë  elektronike në linkun në vazhdim: https://e-uslugi.mon.gov.mk/.

Gjatë aplikimit, kandidatët duhet  t`i plotësojnë të dhënat në aplikimin për marrjen e mbështetjes financiare të studentëve të cilët  jetojnë jashtë vendit të studimit (nuk ka formular aplikimi, por aplikimi duhet të plotësohet drejtpërdrejt) si dhe të klikojnë deklaratën për dhënien e pëlqimit për përpunimin e të dhënave personale të studentit për mbështetjen financiare të studentëve të cilët jetojnë jashtë vendit të studimit.

 

Dhe të bashkëngjesin  dëshmitë në vazhdim:

 

1. Vërtetim për studentë  të rregullt në universitet shtetëror;

2. Certifikata e nënshtetësisë;

3. Letërnjoftim ose dokument tjetër identifikimi;

4. Llogaria rrjedhëse;

5. Vërtetim për shumën e biletës mujore për transportin ndërqytetës nga vendbanimi në vendin e studimit.

 

 

 

II. Afati i regjistrimit

 

Afati i aplikimit për studentët e rregullt zgjatë shtatë ditë nga dita e shpalljes së thirrjes publikeI

 

II. Informacione  të tjera

 

Përfitimi i mbështetjes financiare për shfrytëzuesit është në shumën e biletës mujore për komunikacion ndërqytetës nga vendbanimi i studentit deri në vendin e studimit, në vlerë jo më pak se 600 denarë dhe jo më shumë se 1.200 denarë në muaj, për një periudhë prej shtatë muaj, duke filluar nga muaji dhjetor 2023.

 

 

Mjetet për mbështetjen financiare paguhen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin aktual, si shumë në të holla në llogarit rrjedhëse të përfituesit të mbështetjes financiare.

 

Për studentët që nuk kanë aplikuar ose nuk i kanë plotësuar kushtet për të përfituar mbështetje financiare në thirrjet e mëparshme, Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikon Thirrje çdo muaj, jo më vonë se dita e pestë e muajit, thirrje e cila zgjat shtatë ditë nga dita e publikimit.

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, pas kontrollit të të dhënave dhe dëshmive brenda pesë ditëve pune nga dita e aplikimit të studentit për mbështetje financiare, do të përcaktojë statusin e kërkesës së pranuar ose të refuzuar për mbështetje financiare, në vetë aplikimin.

 

Studentit të cilit do t`i përcaktohet statusi i kërkesës së refuzuar  në aplikacionin euslugi.mon.gov.mk dhe i cili konsideron se i plotëson kushtet për marrjen e mbështetjes financiare, mund të parashtrojë kundërshtim në Komisionin për vendimarrje në bazë të kundërshtimeve për mbështetje financiare për studentët në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në afat prej tetë ditësh nga dita e marrjes së statusit të kërkesës së refuzuar, në email adresën në vazhdim prvoparprevoz@mon.gov.mk

 

Kundërshtimi duhet të përmbajë të dhënat për parashtruesin e kundërshtimit edhe atë: emri dhe mbiemri, numri i vetëm amë i qytetarit, posta elektronike, adresa e vendbanimit, universitetin ku studenti studion dhe kontakt telefoni dhe numri i identifikimit të marrë gjatë parashtrimit të aplikacionit.

Për të gjitha pyetjet që kanë të bëjnë me aplikimin e përfituesve për mbështetje financiare për studentët, Ministria e Arsimit dhe Shkencës siguron mbështetje përmes Sektorit për Arsimin e Lartë edhe atë në: studentkiprevoz @mon.gov.mk

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar