Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Konkurs për zgjedhjen e mësimdhënësve për kryerjen e punëve edukative-arsimore për fëmijët e shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët janë me qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm jashtë vendit

Konkurs për zgjedhjen e mësimdhënësve për kryerjen e punëve edukative-arsimore për fëmijët e shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët janë me qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm jashtë vendit

 

Në bazë të nenit 12 paragrafit 1 dhe 2 të Ligjit për Arsimin Fillor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 161/2019, 229/20) dhe nenit 1, 3 dhe 4 të Rregullores për mënyrën dhe procedurën për zgjedhjen e mësimdhënësve për arsim fillor për kryerjen e punëve edukativo-arsimore për fëmijët e shtetasve të Republikës së Maqedonisë Veriut të cilët janë me qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm jashtë vendit nr. 12-8133/1 të datës 28.08.2020 dhe nr.12-2805/1 të datës 15.02.2021 dhe nr.12-17571 të dates 31.01.2024, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

 

                                                                  Konkurs

për zgjedhjen e mësimdhënësve për kryerjen e punëve edukative-arsimore për fëmijët e shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët janë me qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm jashtë vendit

 

1.        Shpallet konkurs për kryerjen e punëve edukativo-arsimore për fëmijët e shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët janë me qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm jashtë vendit për këto shtete:                                    

Republika e Gjermanisë

-          Një (1) mësimdhënës në Berlin, Lihtenferde dhe rrethinë (Gjuhë mësimore maqeonase),

-          Një (1) mësimdhënës Frankfurt në Majn i Majnc dhe rrethinë (Gjuhë mësimore maqeonase),

 

Konfederata Zvicerane

-          Një (1) mësimdhënës në Lokarno, Varese, Sallexhi, Muralto, Solduno, Minuzio (gjuhë mësimore maqedonase),

-          Një (1) mësimdhënës në Baar, Surze dhe rrethinë (gjuhë mësimore maqedonase),

 

1.1.              Mësimi do të realizohet në gjuhën e mëposhtme:

       Republikën e Gjermanisë – dy (2) mësimdhënës në gjuhën mësimore maqedonase dhe  Konfederata Zvicërane - dy (2) mësimdhënës në gjuhën mësimore maqedonase.

 

 

 

2.   Kandidatët e interesuar është e nevojshme t`i plotësojnë kushtet në vijim:

- - Të ketë përfunduar arsimin e lartë për mësimdhënës të grupit klasor, pedagog, mësimdhënës i gjuhës maqedonase (shkallën VII/1, përkatësisht VI A sipas Kornizës maqedonase të kualifikimeve ose me 240 kredi SETK);

- - Të ketë përvojë pune së paku pesë vjet në shkollën fillore;

- - Të njeh gjuhën e shtetit të cilën konkuron, gjegjësisht për vendet e punës në Republikën e Gjermanisë është e nevojshme njohja e gjuhës gjermane, përderisa për vendet e punës në Konfederatën Zvicerane njohja e gjuhës frënge;

- Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;

-  

- Vërtetim se nuk i është shqiptuar sanksion për kundërvajtje ndalim në kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës.

 

Kohëzgjatja e angazhimit të mësimdhënësit zgjat katër vjet.

Kontrollimin e njohjes së gjuhës së shtetit për të cilin konkurron kandidati i paraqitur e kryen  Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Mësimdhënësi i përzgjedhur, në afat prej 8 ditëve nga dita e lidhjes së marrëveshjes së punës, është i detyruar të realizojë kontakt personal me personin përgjegjës në Agjencinë e Emigracionit dhe të lërë të dhënat e kontaktit të tij..

 

3.   Dokumentet e nevojshme:

-       Lutje;

-       Diplomë për arsimin e lartë të kryer ose Certifikatë për arsimin e lartë të kryer ku do të mund të përcaktohet mesatarja, kopje të verifikuar në noter;

-       Biografi të shkurtër;

-       Vërtetim për përvojën e punës në shkollën fillore;

-       Vërtetim për njohjen e gjuhës së shtetit të cilin konkurojnë, kopje të verifikuar në noter

- Vërtetim se nuk i është shqiptuar sanksion për kundërvajtje ndalim për kryerje e profesionit, veprimtarisë ose detyrës

- Nënshtetësia e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

 

4. Orari i punës ditore të mësimdënësit:

  - 8 orë në varësi të organizimit të punës edukative - arsimore të mësimdhënësit,

 

                4.1. Orari javor i punës së mësimdhënësit:

-       së paku 5 (pesë) ditë në javë.

 

4.2. Kompensimi bazë për punë jashtë vendit të mësimdhënësit është:

·         Republika e Gjermanisë – 1.740 ЕUR,

·         Konfederata Zvicerane – 2.600 CHF

 

Dokumentet parashtrohen në afat prej 8 ditësh nga dita e shpalljes së konkursit në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, rr. “Kirili dhe Metodi” nr.54, 1000 Shkup, me shënim “Konkurs për mësimdhënës jashtë vendit”.

 

Dokumentet dorëzohen në origjinal ose kopje të verifikuar në noter.

 

5. Përzgjedhja e kandidatëve bëhet nga Komisioni i formuar me aktvendim të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës në afat prej 30 ditëve nga dita e përfundimit të Konkursit.

 

Dokumentet e dorëzuara të pakompletuara dhe jo në kohë nuk do të merren parasysh.                           

[ Friday, February 2, 2024 ] [ 1 ]

 

Konkursi


12/6/2024
KUMTESË
12/4/2024

12/2/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar