Testimi shtetëror i nxënësve të shkollave fillore është mjet i ri, aplikimi provë i të cilit filloi dy vite më parë, ndërsa duhet të sigurojë të dhëna të dobishme për institucionet që të krijojnë politika që do të rrisin cilësinë e sistemit edukativo-arsimor.
Për modelin e testimit dhe efikasitetit të zbatimit të deritanishëm, sot diskutuan përfaqësuses të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Qendrës Shtetërore të Provimeve, Byrosë së Zhvillimit të Arsimit, Bankës Botërore dhe Institutit Kombëtar për Vlerësim të Sistemit për Arsim dhe Trajnim nga Italia, si institucion partner në realizimin e procesit.
Konkluzioni i përgjithshëm i takimit është se testimi është realizuar në përputhje me rregulloret dhe udhëzimet ligjore. Baza e procesit është i menduar mirë dhe modeli duhet të vazhdojë të zhvillohet. Për Qendrën Shtetërore të Provimeve, e cila si institucion bartës për zbatim, do të ofrohet mbështetje e plotë teknike për avancimin dhe zbatimin e testimit, njëkohësisht janë paraparë edhe trajnime të vazhdueshme për forcimin e kapaciteteve institucionale.
Testimi, i cili ka për qëllim përfundimtar monitorimin e përparimit të nxënësve tanë në arsimin fillor dhe përmirësimin e rezultateve e të mësuarit të nxënësve në nivel kombëtar dhe në testime ndërkombëtare, për herë të parë u realizua në vitin 2022, kur u kontrolluan njohuritë e nxënësve të klasave të treta për gjuhën amtare dhe matematikën, ndërsa këtë vit do të përfshihen nxënësit e klasës së pesta.