Ministria e Arsimit dhe Shkencës reagon ndaj shkrimeve të disa medieve ku thuhet se me iniciativë të Ministrisë dhe Qeverisë do të dyfishohet pjesëmarrja për studime në institucionet e arsimit të lartë shtetëror për të tre ciklet e studimeve. Ky informacion nuk është i vërtet dhe për këtë arsye apelojmë që studentët të jenë të qetë, sepse do të vazhdojnë të paguajnë të njëjtat shuma për shtetin dhe kuotën e bashkëfinancimit që janë të vlefshme për momentin.
Në komunikim me Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, morëm informatë se rektorati ka kërkuar mendim nga fakultetet dhe njësit në përbërje, nëse shumat të cilat aktualisht po paguhen janë të arsyeshme apo ndoshta duhet t`i nënshtrohen korrigjimeve të caktuara. Megjithatë, ky është proces i nisur nga brenda.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës respekton parimin e gjithëpërfshirjes gjatë krijimit të politikave dhe sjelljes së vendimeve, kështu që i sigurojmë studentët se asnjë vendim që e dëmton procesin e tyre arsimor nuk do të sjellet pa përfshirjen e organizatave që përfaqësojnë qytetarët e ardhshëm akademikë. Shumat e participimit mbetet e njëjt sikuese deri më tani.